Arbëresh-Rubjana Nika


Rubjana Nika

Arbëresh

Arbëresh,paraardhës rrënjëshkulur,

arbëresh,zëri i largët që aq afër ushton,

arbëresh,gjak i shprishur, i larguar,

për pesë shekuj zemrat prap na i drithëron.

Arbëresh,rrënjëshkulur në mërgim,

degë e trungut ndarë padrejtësisht,

arbëresh,gjak i shprishur,pa kthim,

emër i lashtë që të mbush me admirim.

Arbëresh,mbartës të denjë të historisë,

mbrojtës fanatikë të gjuhës amtare,

arbëresh,kokëkthyer kah arbërisë,

për pesë shekuj ruajtët çdo gjë shqiptare.

Arbëresh,te ju shohim Skënderbenë,

tek ju njohim rrënjët e shqiptarisë,

arbëresh,ruajtës të denjë të gjuhës mëmë,

vëllezër të largët,ruajtës të historisë.