Aromë fëmijërie!Arben Zeqo


( Poemth )

… Me thone paskam qene dikur vogelush ,

kohe qe ne mendje se kisha prekur e kaluar .

Te fluturojne kaq shpejt e papandehur te ëmbla

” karamele ” …!

e pa besuar !

Te kem lojtur thirrur harbuar them ,

ç’shejtandhëqe e te ” paudha ” paskam bere …

Ndjeva rrokollisjen e viteve kaq shpejtazi e pa vene re ,

brenda nje bote te tërë …!

Pra paskam rendur luajtur e kërcyer tok me grupmosha ,

mbushur enderime e pa krahe te

” fluturoj “…

E tere kjo kujtese kaluar “ekranike “

imagjinare ta shoh te kaloje me mall ,

simfono rri e mendoj .

Pse valle lojtur te kem ” lënë ” … faje pas ,

me llastiqe xhama penxheresh te kem thyer .

Nuk me besohet akoma ti kem bere e me kalojne ne mendje tera keto ,

e disi vetja ne kujtime i mberthyer .

Vallë te kem mesuar ngarë e shtyre biçikleta ashtu si me te “vjedhur ” …

Pra te jem lare kënetave lumenjve zalleve burimeve qullur berë uje ,

e te isha kaq i perkedhelur koke pa gëdhendur apo fare i pa mbledhur …

Te kem ngrene copëra buke te pa prera mire ,

lyer ashtu me gjize vaj kripe e duart mbushur jeshile te freskëta qepe …

Po akullore e kurabije …

pes’lekeshe qe s’ngopesha pa dy tre apo tjeter ç’te jete ,

ç’te kujtoje me pare kjo ish

” koke krisur ” mendja e ” shkreh’te ” …

Manafera neper gota mbledhur shtypur ne sheqer ,

fela buke te sapo blera te ngrohta perlyera si tost mbyshur me rreçel …

Te kem grisur kepuce sandale sh’qepur ,

pantallona bluza xhaketa e ç’ju thashe me pare .

Valle te kem qene edhe ” goje pis “… nje çapraz djale ,

ndoshta e … ” bythe palare “…

Fundja meritoj te sharë …!

Te coptonja kembet futbollëra me topa pesedhjetesh ndeshur skuadrash moshatare me lagje pallate .

Fushave te blerta gjemba … kembe zbathur ,

trotuareve shesheve mbushur pëlhur e ngjolla balte .

Lulishteve gurralece zallesh e rërë plazhi lojtur ,

te qeshura grindur e me inate …

Rrugeve pa fund xhadeve me plepa te medhenj ku karrocat makinat njerzia s’kishin te ndaluar .

Nuk me besohet tera keto t’i paskam valle lenkatur çafkitur e kaluar …

A hu ku mbahen mënd e thuhen te largeta e ato te pa numerta

” poshtersira ” …

Ishin aq shume t’i permend e si renditnja dot te keqia apo qofshin e te Mira …

Te ndiqja kurreshtar muzikë et’shëm jashte xhamave ,

qe asnjehere e degjuar …

Shihja filma tek kinemaja e vjeter poshte qytetit gjithnje i etur ,

kurioz shtyrshëm e i nxituar .

Sa te goditura pas … kam ngrene te shara shuplaka ,

lojra femijesh pa mbaruar …

Daleni per pak harrova ne fshat tek gjysherit ç’do vere e pushime vrapomim gezuar …

Te pullonja … ( ndiqja ) pula dele qener lepuj lope e gomere permalluar ferkoja …

Shtellunga barri ti afroja te llopçitnin kjo vallë ishte femijeria bota e at’hershme e

imja do desha te kujtoja …

Te shkonja piknike me torba djathe veze pagure uji me tapa shishe pakujdes’shem liruar ,

llalle qumështi domate te palara hedhur supit nxituar .

Ashtu pra permbi kurriz tera mbledhur vrapuar kërcyeshëm e si ” majmune ” …

Kanaleve mbushur barrëra e bretkosa te laheshim ,

leqe kurthi te ngrihnja me llastiqe varur qafe per zogj i tille paskam qene Une …

Te hanim kumbulla te tharta te pa bera qe binin ere ilaçe e te fshih’ra me duar …

Molle majoshe jeshile qershiza dardha rrush te pa arrire misra per te pjekur te qeshur gezuar .

Panxharë bostane pjepra te plasur e jo prere ngadalshem me thike …

Te vrisnim e piqnim zogj mellenja te zeza ,

shih’nim lauresha qe këndonin e ngjiteshin lart hapsires qiellore ,

e neper peme te vjetra shume mgjyresh qukapike …

Jo mos me thuani valle t’jeter i vogel ç’te kem bere ,

femijeria nje …

” parajsë me veh’te ” kalimtare e bukur kaluar per te tere …

Sa e mbushur qënka plot deshira thurrur ne kujtime ,

e … te tjera te kem harruar valle plot mbushur cicerima enderime …

Ah kjo plazmë jete si lumë i paster paske rrjedhur vrullshëm ,

e bukur per te qënë …

I lumtur …

kam jetuar femije akoma per te shkruar kujtuar e thene .

Tjeter sa kisha per te sh’kalafitur e bere te isha dhe njehere i tille femije ,

pa dy gure bashke s’kisha per te lene …

Ajo botëz ” telenovele ” feminore te dashur miq iku pra

” fluturoi ” … e shkoj .

Mbetur ne nota ëndrash e belbezime ,

vitet derdhura kujtime shfletoj …

Sa ylber e diellore paske qene mosha vogelushe kristale adoleshente …

Jete e lire pa pretendime ashtu me ishe ti çapkene e kush do ta besonte ,

e pafajshme lozonjare embeltore .

Keshtu renda kudo i vogel siç rend e fluturon neper lule nje blete punëtore …

… Preka deri diku femijerine time vrapuar vrullshëm e ne kohe vitet numeroj …

Moshen me te çilter e te paster ate delikate si ne ëndër qeshur

” ledhatoj ” .

Dhe tani mbetur se largu mbuluar thinjash … rri ulur e permallshem perjetoj .

Ah sikur te isha dhe njehere i vogel veht’es sime ,

” oreksin ” me ndryshe do deshiroja t’ja shtoj shijet ndryshoj …

Do benja ç’ishte e mundur qe

” prapesirat ” te çamaroktat gjera ,

do desha akoma e me teper t’i

” thjeshtoj ” …

Aromën femijenore me mall KUJTOJ …

Devoll Emigrantos !

London .