E brishta britmë…Begu Davë


E brishta britmë…

Ngecur k’thetrave t’natës

ku ulërima përtërihet

orëve të vona.

ëndrra të pa qarta

kujtesa zgjohet agut,

në dhomë honet boshe

përqafin një akt dashurie.

Një varg kall shpirtin,

e një brengë tjetër sulmon fort

n’arterie të zemrës.

E brishta britmë…

fshihet pas zgjimit,

aty nën kalldramet e ftohta

dhe pret verën ngushëlluese,

duke parë makthet e tokës,

dhe të gjithë gjërat e mundëshme

që të pa mundura duken.

E zemrën e vendos diku,

në njërin krah te pemës se heshtjes ,

eh, mos pastë orë të vona,

as natë e as ëndrra ,

që të lënë veç shijen e keqe,

më mirë ulërima të ngjitet qiejve,

për të lënë shijen e ikjes.

Ulërima…

ajo muzikë e trishtë

është veç pikëllim i gjithçkaje.

ndaj , dhe britma është e brishtë.!