Atdheu im është këtu ku jam ulur
Këtu, ku qesh, ku qaj, këndoj.
Atdheu im është këtu, ku shpirti më djeg.
Atdheu im është këtu, ku vuaj i vetmuar
Me fëmijë larguar.
Këtu e kanë atdheun. Se kanë truar.
Atdheu im është këtu, ku eci; ku ha e ku pi.
Ku ha pak bukë e ndiej shumë dashuri.
Atdheu im të përkas e më përket.
Të jap e më jep jetë.
Është këtu, ku kokën mbështes pa droje;
Paqësisht, butësisht edhe mbi gur
Është e imja dritë, imi nur.
Atdheu im je ti që më fale asht e shpirt.
Ati që dhimbjen ma bën dritë.
Je dashuria ime. Je dëshirë për jetë.
Pëërmbi dashuritë. Më je shpirt.
Je gjithçka sublime.
Je krah i fluturimit, krenaria ime.
Je kënga që më gëlon në shpirt
E në vdeksha, shpirti’ m tu bëftë dritë.