O Flamuri im!Tomi Buzi


O flamuri im i pagjunjëzuar ! I braktisur, i trëmbur e i sfilitur ..

Tëhiqesh zvarrë, baltës qe mbllaçit jargët e mëkatarëve ,

Në rrugën ku askush s’të jep dorën, për tu ngritur ..

E askush nuk të fletë më, në gjuhën e të parëve !

Mbijetove kohëve, shekujve, epokave me madhështi ,

Mbuluar si dielli nga re të zeza dyndjesh, hordhish ,

U ngrite nga hiri i luftrave ,si një ‘Sfinks’ i Ri ..

Krahëve të Shqiponjës që pikonte gjak,

trojeve të Arbërisë !

Të mbajtën burrat në djepin që përkundi

vegjëlinë ,

Gurëve u tere nga stuhit e baltës që ranë mbi Ty ,

Krahëve të Shqiponjës fluturove në gjithë Arbërinë ,

Si amaneti më i shënjtë i kombi ,mbetur ‘pa’ sy !..

O flamuri im, Ti je krenaria e atdhetarisë Shqiptare ,

Je simboli i një kombi që nuk do të vdesi kurrë ,

Edhe pse i përbaltur nga tradhëtia e mëkatarëve..,

Do të mbetesh përsëri : Më i bukuri FLAMUR !

Do të jesh gjithmonë në shpirtin e ç’do atdhetari ..

Që nuk pispilloset salloneve ku paraja bën orgji..

Por do fluturosh lart qiejve në syt e ç’do Shqiptari ..

Që nuk përlyhet llozhave ,që mbajnë erë tradhëti !

Lavdi flamuri im KUQ e ZI !

Fluturofsh një ditë si dikurë ..

Mbi Arbëri !…