Bastard-Vaso Papaj


Zotin lus të më pengojë,

Mos të të djeg me zjarrin që kam brenda.

S’dua të shoh si bëhesh hi,

Ndaj po të pyes, pa patur frikë,

Të pyes seriozisht, me zë të lartë

Edhe në vdeksha: i ç’lloji qënke, o Bastard?

Si heshtje varri më rrethon.

Do të të mund me dhimbjen që kam brenda.

Të kthehesh zjarr kashte anemik

Që di veç lojën ndez e fik

Ndaj të thërras me zë të lartë

Edhe në vdeksha: Pa gjak qenke, krejt pa gjak.

Ti je humnerë që më trazon.

Provoj të t’mund me dashurinë që kam brenda

T’i kthehesh dashurisë, kam merak.

Por jo,… S’arrij, aspak, aspak…

Ndaj prapë thërras me zë të lartë

Edhe në vdeksha: Bastard je, thjesht Bastard.

Se s’ke Atdhe, as Zot nuk ke.

Paranë e ke të vetmin zot brenda teje.

Dhe dashurinë, si sex. Ç’të duash më?…

Ke marrë ç’ke dashur, pa dhënë asgjë.

Ndaj zëri më shpërthen më fort se kurrë:

Bastard! Më ndan nga ty më i larti mur.