BELLË, E BUKURA BELLË
Bellë e bukur, belicë

Lindur e rritur në Nistë.
More fushë e ngjite malë
T’ëmën e pat ca qibare
Fodulle e ziliqare.
-S’dua nuse fukareshë
Po nga derë e sojleshë.
S’dua nuse për bridhma
Po t’shpejt’ si vetëtima
Nikoqire e aksheshë
Hapur derën si u vetë
Tretej djali, verdhej ftoi
Vera erdhi edhe shkoi.
S’u gjend NJË në miqësi
Të kish pleksur kët’ krushqi.
Të thirrën krua më krua
Jehona:”Të rroj, nuk dua!”
Lotët çurk, t’mirit, të keqit.
Shtrirë NIMFA, buzë detit.
Bellë- emër vajze
Nga derë – nga fis i dëgjuar.
Për bridhma- për lojra
Aksheshë- e zonja në gatim
S’u gjet Një- nuk mundi një pajtimtar
Sojleshë- nga fis i mirë
Hapur derën si ù vetë-
pritur e përcjellë me nderime miqtë.