Besa ime më vrau:Fatmir Çitaku


Besa ime më vrau:Fatmir Çitaku

Besa ime më vrau.

I

(Në këtë botë  mjerimi…)

Unë desha të isha me ju

Gjithandej!

Kaherë u bëra sikur i harrova të gjitha

Që më ndodhën me shekuj e dekada

Ju besova dhe u bëra me ju

Andej kudo që ishit…

Mendoja se ju do të zgjidhni drejtësi 

Ju ëndërrova si në paqë 

Nëpër ndjenjën time.

Mbeta i përgjysmuar duke mbajtur fjalë e besë

Duke ju besuar!

Bëra çdo gjë për të shtrenjtën Liri.

Pagova shtrenjtë rrugëtimin shekullor

U mundova të sillem i denjë me ju

Me aq sa pata mundësi të afrohesha.

Ju besova gjithnjë edhe nëpër ato kohë

Kohë  e periudha më të vështira 

Që nga Koha e Gurit

Edhe atëherë kur s’kishte Europë e Ballkan

Ku u copëtuam e të ndarë hordhitë na lanë.

Edhe atëherë kur për një fjalë humbej jeta…

E për popullin tim s’e çau kokën askush asnjëherë

Përveç që na dëbuan, shkatërruan 

E na lanë si të huaj në trojet tona…

II

Unë prapë  ju besova!

Ju gjithnjë shkelët besën e fjalën…

Nga ju prapë mbeta i humbur…

Sepse xhelatët shekuj më parë kishin sjellë kopil e stërkopil

Në trojet e mia…

Trojet  që m’i ndatë,  m’i vodhët  

Dhe i mbushët  me sllavë  e  hijena

M’i morët lulëkuqet  e gjakut,  e sot  s’i   gjej  dot.

S’i gjej,  sepse dora e zgjatur e ugurzezës 

I  mblodhi me pabesi, i vrau, i përdhunoi 

 I dogji e i masakroi

 I humbi para syve tu, botë  lajkatare

Që ende  m’i ndan trojet e mia 

Duke ua dhuruar armiqve e hijenave

Që erdhën dhe e copëtuan zemrën time.

Ju e shkelët premtimin

Lozët me konventa e skenare

Çdoherë na ndoqët

E s’na latë të jetojmë të lirë në trojet tona…

III

Unë isha kaherë këtu 

Dhe pashë me sytë e mi lojën tuaj, o të mjerë

E të pabesë…. 

Më  ndoqët  pas e prapë më detyruat të ju besoj, edhe sot

E  prapë desha të ju besoj.

Deri kur,  o mjerim i paparë?…

Prapë   ju besova e u krenova me ju…

Me ju që e shihnit çdo ngjarje e çdo padrejtësi.

Por, për fatin tonë

Asnjëherë s’doli dikush t’i thotë mjaft

Agresorit nëpër shekuj…

Që masakroi gra, burra e fëmijë.

E unë prapëseprapë

Po hyj në lojën e besimit…

Besoja e besoja, por pas shpinës 

Gjithnjë më vrisnin, më shkatërronin, më rrënonin çdo gjë.

Sepse asnjëherë s’më deshën  me  emrin  shqiptar 

Por, më donin s’i të huaj në shtëpinë time…

IV

Prapë unë thoshja 

-E dhashë votën për ty, botë !…

Për ty, botë që më dole mashtruese 

Me një demokraci falso të këtij shekulli famëkeq

Shekullit “madhështor”, që shkatërron çdo gjë përreth

Vende, popuj e njerëz të pafajshëm…

E unë prapë po besoj se një ditë në shesh do të dalë e vërteta

Por mbetem ende nën terrin e skenareve, konventave e komploteve 

Të gjitha këto, të hartuara nga ata që e duan botën vetëm për vete

Që s’e çajnë kokën për të varfrin, jetimin, të sëmurin…

Unë të besova ty dhe ju, gjithandej që mbani emër, famë e pushtet

Por, gjithnjë mbeta i humbur, 

I uritur e si vegël për të qenë në favorin tuaj…

Ju, botë e mjerimit, me emrin “Demokraci “

Edhe dje, edhe sot e nesër, po duket se do të hecni kështu

Në heshtje… me premtime e nën mjerimin e Fusnotës e statuskuosë.

Prapë ju besova dhe ku jeni ju “demokratë” 

Ju që na mbajtët nën mjerimin e shkatërrimin 

Me shekuj e vite, edhe dje, edhe sot!?…

Apo kush tjetër…ata që deshën të na zhdukin nga faqja e dheut…

Ata që s’e durojnë emrin shqiptar 

Ata që s’e duan shqiponjën e që s’bëjnë ballë flamurin…

Ata që s’e deshën kurrë emrin UÇK-ë

Apo ata që po na mbajnë nën heshtje me dekada 

Nën represaljen e mjerimit e shkatërrimit

Nën emrin e statuskuosë për të shtyrë kohë e vite 

Për të na asimiluar, për të na varfëruar

E për të na mbajtë nën mjerimin e kafshatës së gojës…

V

Prapë unë ju besova dhe i dhashë bijtë e bijat

Për këtë tokë

Jua dhashë kafshatën e gojës 

Jua dhashë gjakun e lirisë, fjalën e besën 

Dhe bëra çdo gjë që ta mbaj vendin e trojet e mia…

Po sot ku jeni ju?!…

Ju, që e dini çdo gjë

Që na latë pasdore qe 21 vjet dhe që po na përdorni për figura poligoni

Apo piunë për ta fituar lojën…

Ju që na mbani nën mjerimin e skenaret e armikut

Ju që na imponuat flamur e Fusnotë,  e statuskuo

Ju që  duani të na ndërroni edhe identitetin

Ju që na morët më të dashurit e sot s’i kemi e s’e dimë ku janë …

Por ne ishim zemër  shqipeje  dhe prapë deshëm për të  ju besuar

Ju besova, sepse më dhatë fjalën, por mbeta i tradhtuar.

Më “ndihmuat”, por tash po e di pse-hin

M’i latë xhalatët me na vra, masakrue, terrorizue

Me na djegë e na shtinë me pi edhe ujin e çorbës 

Ku e zienin mishin e fëmijëve tanë…

E ne mbanim shpresë te ju…

VI

Edhe sot, pas 21 vjetësh po na vrasin, po na ndjekin

Po na duan të na frojnë e çka jo, më zi e më keq!

E ju, ku jeni?…

VII

Ku je, moj botë e katandisur…botë e lakmisë, e trathtisë

E njerëzimit lajkatar…

Ti, bota e së vërtetës…e skamnorit, e atyre që i shijonin rrezet e diellit 

Me një copë bukë, me opinga, por në liri…

Së paku dukej se ishte ajo kohë, 

Kur s’ ndaheshin njerëzit në ngjyra, në fe, në përcaktime

Por duheshin, ndihmoheshin e ishin pranë njëri- tjetrit…

Mbanin shtëpi, fjalë e besë…

Po ju ku ishit e ku mbetët!?…

Apo kush jeni ju, kush ishit dhe çfarë do të na dilni nesër

Kur më shkatërruat, robëruat, masakruat, vodhët e përdhunuat

Ju që dilni e rrahni gjoks dhe dukeni përparimtarë

Ju, me shekuj e dekada larg së vërtetës…

Që sot ndërruat zakone, tradita e bëtë që bota t’i nënshtrohet njeriut

E ai njeri ta uzurpojë gjithësinë me teket e tij e të fshehurat e tij!

Ata apo kush, ty botë e vobektë duan ta rrënojnë çdo gjë 

Për të jetuar dikushi e askushi…

Ai apo ata që jetojnë e bëhen milionerë në kurrizin e varfanjakut

Të punëtorit të krahut, pensionistit, invalidit e bonjakut…

Ty, botë mizore me emër dikushi…

VIII

Kush je ti, që ëndrrat e mia i shkatërrove 

Më vodhe lumturinë

Të dashurit m’i grabite

M’i le fëmijët pa një copë bukë…

M’i largove larg syve e më bëre të vuaj natë e ditë…

Ty që të besova, t’u nënshtrova e shpresova se një ditë do t’ na ndihmosh.

Ti, që deri dje na dhe shpresa e sot na le mjerimin 

ju që shkatrroni  ëndrrat e  njerëzimit

ju a vodhe lumturin i le  pa dije, pa kulturë,  duani ti leni  pa moral e të vobektë.

Ju jehon e djallit  që ju  mashtrojë pasuria

që shkelet  fjal e bes

E sot s’dinë e s’njohin as popull as komb e as Zot…

E ti botë e mjerimit i le të bëhen “madhështorë ” 

Por mbetën të humbur, tiranë e lakmitarë

Sepse harruan amanetin e dhënë

Dhe shkelën gjakun e vëllezërve për pushtet e miliona…

Prapë, ti botë me njëmijë fytyra s’e mbajte premtimin.

Ngase u bëre aleat me djallin e sot po vret  çdo gjë rreth meje 

E po  mundohesh me nda  komb e atdhe 

Ti je ajo që ndërron gëzofin si ujku

E që mbetesh vetëm një acar shekullor mbi mua e kombin tim 

Mbetesh me emrin Demokraci, por në realitet mbetesh ashtu si  ishe 

Një mizor i cili shkatërron çdo gjë dhe hiqet demokrat….

Sot, ende don me  ma  vu  lakun në fyt 

Të  më mbash nën  lojërat  e dredhitë tuaja

Nën  mjerim  e varfëri,   me sëmundje e epidemi  vetem që të arrish tëndin cak.

Deri kur  kështu  me lojërat e tua, botë e mveshur në të zi?…

Edhe sot lojëra e skenare vijnë nga ty shtriga plak

Aleate  me djallin e zi, Ruso-serbe e  sllavi

Qofsh mallkuar ty Ugur zezë që u ngrite  me trathëti 

Vodhe trojet iliropellazgëve, Arbër Dardan e Shqiptari

Sot  ke frikën e të vërtetës,don ti mbash shqiptaret nën robri.

Ty gjak i djallëzuar 

Skenar i vjetër dorë e zgjatur e plot trathëti

Do vijnë ditët dot jemi të lirë..

Këtu i thonë Nëna Shqipëri.