Besa Januzi Rexhepi:Lisi vjetër shekullor


Erdha këtu nën hijen tënde lis i vjetër
Kurora të bënë më madhështor
Shpesh kam ardhur këtu të çmallëm
gjysh e stërgjysh i imitova.

Rezistove çdo stuhi, mbete prap i fort
Kurse për mua kujtime fëmijnore
Je legjendë i këtij vendi të bekuar
Të lutem më trego për kohën që s’kam qen.

E di që të braktisëm dikur e tash
as bagëtia nuk kullot më në mal
Ke mbetur i vetmuar, fillikat
As rrufeja nuk mund të të vras.

Më trego për fortunat e egëra
të sulmuan pa mëshirë, nuk të vran
edhe degët t’i thyen e ti qëndrove i fort
Mbete më i fort se kurr më parë.

Ku mëshihet magjia jote o lisi i vjetër
ku i ruan legjendat e këtij vendi
Këtu luftoi edhe baca Hysen Tërpeza
bashkë me shokët e vet të kësaj toke.

Trimrit e trimave të kohës së lasht
O lisi shekullor i pathyeshëm
Këtu dhan besën trimat
për bashkim kombëtar.

Posa të na vij pranvera
vendi do të mbushet me lule plot
do të këthehen shpezët shegtare
Vendi ynë prap do të lulëzoj.