Florentina Skendaj:Një ndalesë mbi urë


Tek ura,qè lidh qytetin me lagjen e kaurève
(kjo fjala “kaurève”ma ka vrarè veshin rèndom,qè nè fèmijèrinè time,sikur nuk e thoshnin dot emrin e lagjes,disa tipa,qè gjyshi im kur i dègjonte,qè tèrè qejf ,ata e shqiptonin me shumè theks,u kursente dhe kthimin e pèrshèndetjes),mè doli pèrpara njè grua me torbat plot,nè tè cilat kèrcisnin shishet.
“Ka qenè te dyqani pèrtej urès,pèr vaj ulliri”-mendova”.
E pyeta:
– Èshtè vaj i mirè,tè shkoj dhe unè tè blej?
Me njè ngopje kènaqèsie m’u pèrgjigj:
– O u,po me miqèsi moj vajzè,me miqèsi..,
duke e theksuar jasht mase,fjalèn miqèsi.
-Unè kam shumè miq..
Se si mu duk kjo pèrgjigje.Pèr kohèn, si e dal boje.
-Tani vetèm nènè e babè nuk gjen,pèr tè tjerat lekè tè kesh!
DHe nisa tè vazhdoj rrugèn ,duke e qetèsuar,se unè thjesht pyeta,kur ajo e tejngopura nè miqèsi bèrtiti,sikur unè do fluturoja dhe nuk do tè arrija t’ja dègjoja zèrin:
– Prit moj,se tè kam njè fjalè!
U ktheva ,po ju pèr t’iu afruar.
Ajo mendoi se do t’i afrofesha dhe nguli kèmbèt si mushkè,aty midis urès.Unè e heshtur,prisja.Edhe kohè pèr tè humbur s’kisha,se mè prisnin.Mè priste nè shtèpi mikja ime ,e cila mè kish marr nè telefon.Po dhe unè deshiroja tè arrija tek ajo sa me shpejt.
Mikja me atè telefonatè,mè kishte ringjallur pèrfytyrimet e vegjèlisè.
Atje ku isha ,pèrmbi urè,u shkunda nga mendimet dhe nuk mè pritej sa tè shkoja nè shtèpinè e saj.Por “mushka”,me torbat plot me shishe,vazhdonte tè ngulte kèmbè,atje ku e kisha lènè,nè hyrje tè urès:
– Nuk e sheh qè jam e ngarkuar?Hidhu,se kam njè fjalè!
E bezdisur,po jo e fyer nga ajo lloj sjelljeje,
i fola,duke u ruajtur edhe nga veshèt e kalimtarève:
– THuaje fjalèn!
Me njè buzèqeshje, si tè zvaranikut qè ndrron, sa ia ka ènda,mè tha:
– E po eja de,eja ti,se ti je mèsuar andej nga specializimi,jo si nè keto rruget tona,tè dhive…Eja,afrohu tè ta them fjalèn!
– Mirè ,qè mè paske njè fjalè,po ç’hyn kètu specializimi?DHe me çfarè jam mèsuar?
Nè lagje mè ke,flasim mè vonè.,-dhe u nisa tè vazhdoja rrugèn pèr te Ilena.
Ajo, sikur atè donte,ma priti me atè shpellèn,
qè e hapi,sikur tè qe vetèm pèr vetèm ,nè ishull:
– Hè moj ,tè thashè ,se ti je mèsuar tè ecèsh me çizme!

Ndala lèvizjen!

Isha,nè kètè vend,
ika,
ikèn vite,
u ktheva dhe prapè ,çizmet nuk iu ikèn nga sytè e mendja “kètyre njerèzve:?

Pèr tè shmangur ndonjè pèrgjigje,qè i meritonte,i thashè:
– Moj,po çngjyrè kishin çizmet,se i harrova.

Trudala,pèrgjigjet,eja se ti thotè motra;portokalli…

Na doli dhe motèr tani…!

Ajo,e pa qè nuk u ktheva,dhe e hapi dhe ca gèrmazin:
– Mirè,moj mirè,veç ktheu sa mè shpejt,se do tè vj nè shtèpi,tè pimè dhe ndonjè kafe!
“E po kjo?!-thashè me vete.
-Mè cakton edhe kohèn kur tè kryej detyrat e mia e kur tè kthehem?

Mè kète goje shpellè e shpatè,qè ka,t’ia çojè edhe mamasè peshqesh nè shtèpi,mè duhet…
Ia preva:
-Nuk do kthehem nè shtèpi,do darkoj te mikesha.THuaj çfarè ke?
Pa ç’pa,la torbat ,nè parmakun e urès dhe m’u afrua.Pèr çudinè time,mè kapi nga supet dhe mè shtrèngoi fort pas vetes.Po ne sa u takuam ca mè parè,dhe ajo as i liroi duart nga torbat,veç gjuhèn lèshoi…
Duke mè pèrqafuar,me njè buzeqeshje vesh mè vesh,sa me dukej se po shpèrvishte gojèn lopa,mè tha:
-Dua tè mè ndihmosh vajzèn me libra,se e kam shumè tè zgjuar,e kam shkrimtare.

U tèrhoqa mbrapsht,jo nga lajmi, pèr”shkrimtaren e lagjes”,po nga e puthura e lagèsht,qè desh m’u ngjit buzès sime.
M’u dukèn si jargè shklimoje,qè dalin nè kohè lagèshtire pas nate,dhe me zor e mbyta te vjellèt.
“Nga m’u ngjit kjo “-thashè me vete!
Ajo vazhdonte sikur nuk kish ndjerè ndonjè reagim timin.
– Dua te vi me vajzèn time nè shtèpi,qè t’i zgjedh ajo vete librat dhe ti,t’i shikosh ca nga ato poezitè e saj,u ,u sa ka shkruar….
Do mrekullohesh!
Te “Rogneri” doli e para!
E shikova drejt ne sy.Unè u bèra,se u bèra vonè pèr te Ilena,e pyeta:
– Po Rogneri,ç’hyn kètu?
Desha t’i thosha,ç’janè kèto broçkulla,por u pèrmbajta.Unè letèrsinè e njihja ca,gjèrat e dukshme nè panaire libri e nè vitrina librash i kisha parè,po hiçgjékundi “tè bijes shkrimtare”!

Nejse,dallgè nè kokè tè tyre,mua tè mè shkèputej tani,se me lodhi!
Ajo,gjoja si e pa djallèzuar,ngulmoi:
– Hè,do t’i japèsh libra,se ti do kesh prurè dhe shumè andej nga ishe.
Mua m’u teprua gjèndja,ja prita:
– Epo “andej”,-fjalèn “andej” e forcova ca,-kam prurè,po s’i kam prurè dhe gjuhèn e huaj tè mèsuar sat bije!Tani ka libra plot panaireve dhe librarive,”shkrimtarja” jote duhet tè ketè dijeni mè shumè se unè!Merrini!
Luajti rolin e sè fyerès.
Po unè nuk lashè kohe.Pèr t’i rènè shkurt gjèndjes sè krijuar,ja preva:
– Le tè vije ndonje ditè dhe tè marr çfarè i duhet,nèse do tè kem!

A ,dhe diçka tjetèr kam shtuar dhe palèt e çizmeve,se ato ,atèhere qenè potina.
Janè tè gjitha firmato,dhe tè prura “andej”……

Ta ketè numrin njèlloj me kèmbèt timè..?
Se po ngjau nga ti,…
vèshtirè te gjèndet numèr…
..
Mbase e bija nuk kish faj,mbase kjo,mamja e “shkrimtares” flladiste trutè nè erèn e Vllacès…

U shkè-put mè nè fund ,
dhe frymuar u ktheva pèr tutje..