PO VJEN PRANVERA
Iku dimri vjen pranvera
Ripërtrihet gjithë natyra
Zogjët gëzuar veq këndojnë
Vjen pranvera si përherë
vjen me fllad e lule plot
Lulojnë pemët një nga një
Mirë se vjen e bukura stinë.
Dielli rrezet ka lëshuar
Pak bje shi e pak ftohët
Qielli mbushur me zogj
Natyra po ripërtrihet!
Fëmijët e gëzuar lozin e vrapojnë
disa me top, disa në hulaq,
Vrapojnë e s’ndalen fare,
Mbledhin lule nënës ja dhurojnë.
Shi e diell, diell e shi
Shpejt natyren e përtrinë
Hedhim farën nëpër ara,
O sa gëzim e lumturi.
Besa Januzi-Rexhepi
2 mars 2023 Michigan!
