Donike Rrethej:Paqe…!


Kjo fjalë me ( 4 shkronja ), qi sot na grimcohet,
nëpër gishta si nji andërr e largt,
e ju ( katila qi drejtoni nji botë ), si se kuptoni!?
se duhet aq pak për të patun drejtsi,aq pak.

Aq, pak bërtet Jeta ,qi copëtohet ,shuhet si nji andërr me natën qi ik,
se jeta ,jeta n’kët tokë asht thjesht (nji kalim),
mendoni o njerëz ,ju qi vendosni mbi fatin tonë ,
( Se ke humbë e nuk t’duhet kurrgja kur ske Paqen , as Lirinë ).