Beteja ime-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Sa beteja fitova, sa të tjera më vranë

Çdo fitore një plagë, gjersa plagët u thanë

Gjer dhe mishi po teret, gjer dhe gjaku u tret

Tani s’ka kush më ndjek, tani s’ka kush më vret.

Mora hak për të tjerë, porse mjaft ishte kurrë

Vesha rroba fëmije që të dukesha burrë

Qesha fort kur të qaja, me oi desha shpesh

Pa qenë prift shuguruar bëra kryq edhe meshë.

Sa beteja kam humbur sa as vetë si mbaj mënd

Për një vajzë, për një shpresë, për një rrugë edhe vënd

Vajzat ikën u plakën, shpresa mbet me t’vërtetë

Për të tjerat e di, nuk mjafton dot një jetë.

Nesër prapë dal në fushë, varavingas në botë

Një të fundit betejë e kërkoj kot më kot

Sa të thonë ra mes zjarrit, nuk shkoi dëm ai djalë

Luftë me vargjet e gjatë, luftë me rrokje e fjalë.