Bilbili i vetmuar-Murtez Asllani


Murtez Asllani

Bilbili i vetmuar

përmallshëm cicëron,

lirinë në natyrë

ai po e kërkon.

Kafazi i duket

sikur një çeli,

gjithmonë i heshtur

as ujë nuk pi.

I kërkon shokët

për t’u bashkuar

këngën më të bukur

bashkë për ta kënduar.

Në atë vend të mbyllur

si mund të jetohet,

në vend se në natyrë

për çdo ditë t’argëtohet.

Rri gjithmonë mendueshëm

lirinë e dëshiron,

por pronari shpirtzi

ate nuk e liron.

Cicëron vajtueshëm

zemrën ta copëton,

pse më mban n’kafaz

dhe nuk më liron?!