Blertësia e bukur-Zymer H.Haliti


Në sytë e mi mos kërko

akullin e krijuar nga loti

në mua do gjesh kurdo

blertësinë që kam moti.

Në oazën time të vetvetës

mos kërko mallkimin tim

unë ecë me hapat e jetës

drejt së ardhmes në agim.

Në luadhin tim të ëndrrës

mos kërko shiun e vjeshtës

aty kam një kujtim të nënës

që e ruaj brenda meje-vetës.

Nga unë mos kërko kurrë Ti

se do të jem rrugëve me shi

BLERTËSIA E BUKUR kërkon

që ta çmoj lulën kur lulëzon.