Poezi
Asi i letrave te vrerdha,
i vecanti, i pa arritshmi,
ndonese i mbyllur brenda shishes,
me tape plastike vulosur :
e priti Akademia e Shkencave,
thinjoshet e kohes se thinjur.
I ftuari rrasur ne nje shtjelle ere,
te cilin, pasi beri kembe ne shtetin e kuq,
shtjella e harboi kupoles se kryeqytetit,
pastaj,furi Dajtit a Bizes, kundit,
maleve te bardha e juginave te egra :
atje ku i pati shkelur kemba dikur,
te lexonte lendinat, ku shkrimet mbjelle.
Keshtu, ne dite marsi, u mblodhen te gjithe,
akademiket mjekroshe, vajzat dhe une,
dhe folen ligjiratoret per artin e kulluar,
vlerat, drite – hijet, rrezatimin…
mbi kryet e Tiranes dielli bente flirt :
kamerat frymemarrje ethesh perpinin.
Ndersa u pozicionova para mikrofonit,
si dhe dy thellezat e trembura te shpatit.
bresheria e trokitjeve prune ate shtjelle ere,
edhe nje tufe bilbilash mbi gjetin e gjelber,
m’u firuan fjalet, m’i rrembeu era :
kur sallen e pushtoi ligjerimi i bilbilave,
ne mjegull m’u shfaq buzeqeshja e tij e aret.
______________________________
* Nderim per shkrimtarin Naum Prifti te cilin Akademia e Shkencave e R Sh, me 12 mars 2024,i akordoi titullin”Mjeshtri i prozes se shkurter”, ne nje aktivitet enkas, ku, si bashkudhetar ne kohe, ligjirova edhe une me kumtesen”Rreth personalitetit letrar te Naum Priftit”.
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pbWFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDIzJTJGMDMlMkZlcWVyZW0tY2FuYWouanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE2Nzc5Mzc0MzItMTAwODE4JnRva2VuPWViN2I4NTVlZjliZmI0ZGM.q.jpg)