Mall-Sonja Petro


Sonja Petro

… thonë se shpirti ka fuqi te mbinatyrshme…

Nuk e di se çfarë ndodh me shpirtin tim këtë nate.

Bej te fle s`mundem, dua paksa qetesi ne qenien time por nuk po e gjej…

Arsyeja është qe ndihem bosh, bosh de boooosh. A thua nuk kam me shpirt.

Ai me braktisi këtë nate pa me te voglin dyshim, pa me te voglën pendese.

Me braktisi edhe ka marre rrugën per tek ty, aty ne ‘’ shtëpinë tone te përjetësisë’’.

Nuk e di a ke dal t’a presësh edhe te çmalleni?

… Eh, sa kushton kjo çmallje…

Eh….. 🙁

Gjithsesi nëse mundesh me prit aty ku me prisje gjithmonë, ashtu duke qeshur, duke kenduar si atëherë…

Kam mall dreqin, kam kaq shume mall…

….

Te lutem eja me prit, zbriti ato shkalle te parajsës edhe me prit!

… Shpirti është nisur përpara meje, nuk me priti te vinim bashke nesër…

Eh, nesër do te nisem drejt teje thjesht si një kufome qe vetëm frymon sepse shpirti, shpirti me la vetëm për ty …