Borëbardha dhe shtatë xhuxhat-Petro Sota


BORËBARDHA DHE 7 XHUXHAT

P o e m ë

( sipas përrallës për fëmijë )

përshtatur në vargje

Dikur mbretëronin,

në një vënd të qetë,

një mbretëreshë,

edhe një mbret.

Ishte vënd i bukur,

gjithë gjelbërim,

me lule plot ngjyra,

nëpër lëndinë.

me zogjë që këndonin,

hipur mbi pemë,

me baltë e fije bari,

ndërtonin folenë.

Por, edhe fëmijët,

ashtu, porsi fluturat,

mblidhnin lule në lëndinë,

nga më të bukurat…

I shikonte e lumtur,

mbretëresha vetë,

që nga kështjella,

mengadalë po zbret,

shumë po gëzohet,

me ata do të rrij,

sepse, ajo vetë,

nuk kishte fëmijë.

i përkëdhel ëmbël,

me dorën e saj,

por lotët dot si mban,

dhe nis të qaj…

E shikonte me dhimbje,

edhe mbreti vetë,

i lutet mengadalë,

zotit i flet,

-Të lutem o zot,

të lutem, na ndihmo,

një ëngjëll të bukur,

tek ne, na dërgo.!..

-Se duam ta rrisim,

si një lule të bukur,

do të jetë si ëngjëll,

por, dhe si fluturë,

asaj asgjë,

nuk do ti mungoj,

edhe kur të rritet,

këtu do mbretëroj,

gjithë mbretërinë,

do ta ketë vetë,

do jetojnë të gjithë,

të lumtur, të qetë…

Dhe kur i dëgjoi,

Këto fjalë zoti,

-Prisni pak,-i tha;

sa të ngrohet moti.

se ishte dimër,

ishte muaji dhjetor,

mbuluar lëndinat,

kishte rënë dëborë,

Por, mbretëresha,

lart qiellin shikon,

dhe i thotë zotit ;

-O zot,

-pse po vonon,?

nuk kaloj një javë,

dhe më nuk priti,

nga qielli vetë zoti,

ëngjëllin e zbriti,

dhe e bekoi,

më frymën e tij,

si një princeshë,

të rritet,

kjo fëmijë…

E gjithë mbretëria,

në festë kish ardhë,

e pagëzuan me emrin,

e bukur, Borëbardhë,

se ishte e veçantë,

si askush tjetër,

u gëzuan të gjithë,

princër dhe mbretër…

Edhe mbretëresha,

shumë qe gëzuar,

por, pas ca ditësh,

në shtrat qe shtruar,

shumë, po vuante,

dhe brënda po rrinte,

si ulkonjë vdekja,

me shpejtësi po vinte,

por, ajo kurrë,

nuk donte të vdiste,

se vetë Borëbardhën,

kishte dëshirë,

ta rriste,

e shikonte çdo orë,

që po hidhte shtat,

ndërsa vetë, një ditë,

ra e vdekur në shtrat…

Ashtu, si një jetime,

Borëbardha mbeti,

por,

më shumë,

nga të gjithë,

u pikëllua mbreti,

dhe rrinte i heshtur,

dhe fare s’po fliste,

mendonte Borëbardhën,

kush do ta rriste,?

Këtë herë,

shumë gjatë,

u mendua mbreti,

dhe zgjidhjen vetë,

pastaj e gjeti.

Do të martohej,

në kishë, me meshë,

me një grua tjetër,

por, mbretëreshë.

Sepse mendoj,

për të bijën vetëm,

të mos rritej si jetime,

për të gjithë jetën…

Dhe ashtu vendosi.

një ditë të dielë,

erdhi mbretëresha,

dhe hyri në kështjellë,

por, ajo me vete,

në kështjellë pruri,

një pasqyrë,magjike,

që e vendosi tek muri…

Dhe me pasqyrën,

çdo gjë do shihte,

në gjithë kështjellën,

kur vetë të bridhte,

sa herë, të shihej,

vetë në pasqyrë,

më e bukurë,

donte,

të dukej në fytyrë.

Por, një ditë, për çudi,

pasqyra i tha:

-Se më e bukur,

se ajo,

ishte Borëbardha…

E dëgjoi mbretëresha,

si shtrigë u tërbua,

fytyra e saj,

më keq u shëmtua,

kur e pa veten,

më shumë nuk priti,

me bastun pasqyrën,

fortë e goditi,

në dy copa u thya,

pasqyra në mur,

se nuk i tha;

– je më e bukur,

siç i thoshte dikur…

Ashtu e tërbuar,

dhe gjithë inat,

thërret gjahtarin,

menjeherë në pallat,

ta merrte Borëbardhën,

dhe në pyll ta çonte,

diku shumë larg,

me thikë ta copëtonte,

më vonë pastaj,

si provë t’i çonte,

zemrën e saj…

E thirri Borëbardhën,

me gjahtarin të shkonte,

të mblidhte ca lule,

se mbretëresha i donte,

dhe sa më shpejtë,

kjo punë të mbaronte,

se përherë kish qenë,

mbretëreshë e lig,

duke bërë magjira,

vërtetë, si një shtrigë.

E merr gjahtari,

shumë i menduar,

por, s’donte, ta vriste

këtë ëngjëll,

sy shkruar,

Se ishte e brishtë,

si një pikë loti,

si ëngjëll,

kishte zbritur,

dërguar,

nga vetë zoti.

iu lut Borëbardha,

që gjahtari ta linte,

se kurrë,

më në kështjellë,

nuk do të vinte.

Shpirti i saj pikonte,

vetëm për babanë,

që më, s’do ta shikonte,

dhe disa pika loti,

në faqe i ranë…

E dëgjoi gjahtari,

dhe e la të shkonte,

e lirë nëpër pyll,

me zogjët do jetonte.

E uroj gjahtarin,

dhe me lot qau,

pastaj gjahtari,

një drer,

me shigjetë vrau,

dhe ja mori zemrën

si provë, ta çonte,

ndoshta mbretëresha,

do ta besonte…

Iku Borëbardha,

nëpër pyll, gjithë frikë,

mbi faqet e saj,

rridhte loti, pikë,pikë,

në pyll do të jetonte,

si një thëllëzë e lirë,

por,

s’dinte ku të shkonte.

se ishte natë, errësirë,

Kur mëngjezi erdhi,

ngadalë nata iku,

dielli rrezet derdhi,

por, tek syri

ish lagur qerpiku…

Doli, në një lëndinë

pranë, ishte një përrua,

dhe kur pa shtëpinë,

mengadalë u afrua,

shtëpi e vogël ishte,

brënda s’kish asnjë,

shtatë krevate kishte,

por, s’bënin për të,

më të vegjël qenë,

se sa ajo vetë,

ku vallë do të jenë,?

me vete, ajo po flet…

E kish marrë urija,

sepse s’kish ngrënë,

s’kish ikur nga shtëpia,

e kishin përzënë,

dhe në çdo pjatë,

mori për të ngrënë,

një copë bukë thatë,

që aty e kishin lënë,

pastaj,

në një krevat,

u shtri për të fjetur,

e lodhur gjithë natën,

në këmbë kishte ecur.

gjumi i thellë e zuri,

por, në ëndërrë,

i kish ardhë,

princi që e pruri,

me një kal të bardhë…

Kur dielli shkoj të flerë,

dhe doli për matanë,

shtatë xhuxhat,

në minierë,

të qetë, punën lanë,

me radhë, një nga një,

në shtëpi po kthehen,

dhe s’po thoshin gjë,

por,

në fytyrë u zbehen…

Të nxirë në fytyrë,

sepse në shtëpi,

dikush kish hyrë,

dukeshin të vdekur,

dhe disa gjëra,

aty ishin prekur.

Por, mëndja,

u humbi,

kur një vajzë,

aty panë,

shtrirë në dhomë gjumi

në mendime,

të gjithë ranë…

E rrethuan, të shtatë,

e shikonin me radhë,

dukeshin, si me fat,

që, u kishte ardhë,

por,

nuk donin,

që ta zgjonin,

po rrinin të qetë,

në heshtje e shikonin,

por ajo,

u zgjua vetë.

dhe një nga një, i pa,

se nuk i kish parë,

ja u tregoj të gjitha,

me lotë, duke qarë…

Dhe nga sytë e saj,

loti i pikon,

një nga një,

pastaj,

i puth, i përqafon.

Të gjithë,

atë natë,

ishin të gëzuar,

qëndruan,

pak më gjatë,

duke biseduar

Në mëngjes u ngritën,

ikën në minierë,

Borëbardhën, e porositën,

mos ta hapte atë derë…

Por, në kështjellë,

i dukej tek pasqyra,

mbretëreshës,

më e shëmtuar,

fytyra,

e zëmëruar, po i thotë:

-pasqyrë moj pasqyrë,

kush, më e bukur,

është sot,?

-Po ta them,

të vërtetën në sy,

se është më e bukur,

Borëbardha se ty,!

-Por,

shumë larg është,

moj mbretëreshë,

tek shtatë xhuxhat,

atje do ta gjesh…

E xhindosur, si përherë,

për tre netë,

ajo, nuk do të flerë,

nëpër kështjellë,

si fantazëm, do të humbi,

s’do mbyllin dot sy,

se nuk po e zinte,

më as gjumi…

Herët në mëngjes,

një plan kish menduar,

në shportë, do të fuste,

një mollë të helmuar,

nëpër pyll, do të shkonte,

si një plakë, keq veshur

herë duke qarë

e herë duke qeshur

dhe atje,

kur të arrinte,

bukë do kërkonte,

dhe pak ujë,

që të pinte…

Atje afër, kur arriti,

tek përroi,

në heshtje priti,

eci dhe pak,

pastaj ndaloi,

kur një zë të ëmbël,

nga larg dëgjoi,

i afrohet mengadalë,

dhe në derë troket,

edhe pse, nuk po hapet,

rri e fshehur,

edhe pret…

Kur dëgjoj një fjalë,

tek dritarja,shpejt doli,

se pa aty brënda,

Borëbardhën,

që i foli:

-çfarë dëshironi,

moj zonjë e mirë,?

i përgjigjet shpejt,

mbretëresha;

-Brënda,

nuk më fut,

të hyja desha,

të më jepni,

një cop bukë,

e kam burrin të sëmurë,

nga ethet po digjet,

si brënda në furrë.

të jap një mollë,

po ta doje,

është e ëmbël,

merre,

dhe kafshoje…!

Dhe mollën Borëbardha,

e kafshon me gojë,

gëzohet mbretëresha,

më në fund e helmoj,

papritur Borëbardha,

në tokë, shtrirë bije,

por, shtriga mbretëreshë,

largohet si një hije,

si mjergullë, e tretur,

ndërsa Borëbardha,

shtrirë,

Po rrrinte e vdekur…

Ra muzgu në lëndinë,

por, dhe nata ka rënë,

kthehen shtatë xhuxhat,

në shtëpi për të ngrënë,

të lodhur, nga puna,

e rëndë në minierë,

një nga një në rresht,

po hyjnë në derë,

por, çfarë të shohin,

kur hyjnë aty brënda,

Borëbardhën të vdekur,

i ka pushuar zemra…

Ulen në gjunjë,

pranë saj mengadalë,

dhe e qajnë me oiii,

si ujqit në mal,

nuk flasin më dot,

një fjalë,s’po thonë,

janë mbytur në lot,

dhe zemra u rënkon,

nuk kanë, sonte gjumë,

por,qerpiku u rëndua,

sikur të ishte plumb.

Edhe zogjët të trishtuar,

nëpër fole, po rrinë,

pa ngrënë e kënduar,

duke mbajtur zinë…

Po zbardhte dita,

jo si herët e tjera,

me zëra të frikëshme,

që vinin nga miniera,

po dridheshin drurët,

dridhej gjithë natyra,

por shtriga mbretëreshë,

po fliste tek pasqyra:

-Pasqyrë moj pasqyrë,

më e bukura,

kush është mbi dhe,?

Dhe përgjigjet pasqyra;

-Më e bukura ti je,!

Shumë e lumtur tani,

mbretëresha mbeti,

në një dhomë,

i burgosur,

më vetmi rri mbreti.

e ka mbyllur shtriga,

me magjitë e saj,

ashtu, si të burgosur,

gjithmonë, do ta mbaj…

Në zi gjithë kafshët,

në pyll kishin rënë,

por, dhe në qiell,

s’kish më yll, as hënë

të trishtuar shumë,

xhuxhat po rrinin,

në një arkivol,

gjithë xham,

princeshën,

do ta shtinin,

s’do ta fusnin në tokë,

nën dhe mbuluar,

do ta linin, të dukej,

fytyrë zbuluar,

se ishte e brishtë,

si një pikë lot,

s’kishte, më të bukur,

se ajo në botë,

në natyrë do të rrij,

të gjithë, le ta shikojnë,

çdo kush që të vij…

Për tre ditë,

edhe për tre netë,

Pranë saj, po vajtonin,

shtatë xhuxhat e shkretë,

që nuk arritën dot,

nga shtriga ta mbronin,

edhe zogjët të gjithë,

këtu,

për të zi po mbajnë,

tek burimi,

gjithashtu,

bilbilat po qajnë,

ndërsa vetë dielli,

për pak u ndal,

kur pa që po vinte,

një princ përmbi kal…

Përmbi kal princi,

i heshtur ndalon,

kur Borëbardhën,

të vdekur e shikon,

xhuxhat i dëgjoi,

çfarë kish ndodh,

dhe zemra e tij,

si një gjethe u drodh,

por princi,

më shumë nuk priti,

u hodh nga kali,

dhe në tokë zbriti,

kur dëgjoi nga xhuxhat,

çfarë kishte ngjarë,

ndoshta këtë princeshë,

dikur e kish parë…

Dhe kur në qetësi,

gjithçka e mori vesh,

sa shumë e kish dashur,

këtë princeshë,

oh, sa shumë,

kjo gjë,

e kishte prekur,

por,

edhe kështu,

do ta merrte të vdekur,

dhe urdhëron,

dy shërbëtor,

që arkivolin,

ta merrnin në dorë,

por, ata,

ngadalë duke ikur,

në një gur pengohen,

dhe kanë rrëshkitur,

nuk e mbajtën dot,

dhe arkivoli,

u ra në tokë…

Kur u hap, arkivoli,

një pshertimë e thellë,

nga brënda doli,

në pak sekonda,

shumë nuk zgjati,

kur panë Borëbardhën,

që sytë i hapi,

u habitën,

dhe mbetën pa fjalë,

copa e mollës,

nga goja i kish dalë,

sa shumë u gëzuan,

dhe brohoritën,

kur nga arkivoli,

Borbardhën e zbritën…

Dhe menjëherë princi,

më nuk do të pres,

në gjunjë i propozon,

asaj për martesë,

por, më përpara,

Borëbardha i flet,

do të marr bekimin,

tek babai mbret.

për në kështjellë,

të gjithë po shkojnë,

që vetë mbretin,

atje ta takojnë…

E gjithë kështjella,

në heshtje ishte,

s’ishte mbretëresha,

as mbreti s’ishte,

duke i kërkuar,

të gjithë mbetën,

por, më në fund,

të mbyllur e gjetën,

e lëruan,

mbretin baba,

ndërsa mbretëresha,

më, nuk u pa,

kishte ikur,

në fshehtësi,

e kthyer në shtrigë,

duke bërë magji…

Të bijën pastaj,

mbreti e kurorëzoi,

si një princeshë,

me princin,

në kishë e martoi,

një kurorë floriri,

mbi kokë i vuri,

por, s’kishte më,

pasqyrë,tek muri,

Ishte festë,

në kështjellë,

kishin dal yjet në qiell,

edhe hëna kishte dalë,

ndërsa Borëbardhës,

kurora i ndrinë,

si hënë në ball.

Kështu ka ndodhur,

vërtetë kjo përrallë.