Sonte….!Zymer H.Haliti


SONTE….!

Sonte mos më prishni ëndrrën

lermëni të flej qetë

sonte mos i fikni dritat

se dua tê shijoj këte jetë

Sonte mos e ndalni këngën

le të dëgjohet zhurmë e madhe

o sonte e dua shumë këtë ëndërr

se mjaft kisha plagë ne zemër

Sonte edhe yjet edhe hëna

le të jenë dëshmitare të sinqertë

asgje … ! o asgjë s’dua të prishë

këtë ëndërr,që doja të ishte realitet.