Bota e përhirtë-Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

S’mund të flas,s’kam as zë

heshtja më mbështjellë fort

disa çështjeve pikë u kam vë.

e përhirtë duket sot kjo botë.

Dua të shkruaj dora është ngrirë

nga acari përbrenda që akullon

diçka duket e lidhur si me zingjir

të mendoj lirshëm sikur m’pengon.

Ky terr i zi që shtrihet këtu e atje

s’lejon të shikoj hënën e praruar

pyes vetën ku isha,ç’bëra unë dje ?

për të nesërmën sa kam vepruar.

S’do vonon shumë e dielli do agojë

këto mendime dua t’i kem harruar

edhe akulli duhet të tretët,të shkojë

e bardhësia e ditës të më gjej zgjuar.

Zymer H.Haliti