Bota rrotullohet-Fatbardha Budini


Bota rrotullohet.

Çdo lumturi,që nga njerëz të ligj na është mohuar,

do vij një ditë tek ne papritur dhe pa

kujtuar.

Ata që njerëzit e tyre të zemrës i kanë lënduar

dhe ata që prindërit i braktisën dhe i lanë të vetmuar .

Ndoshta do të kthehen një ditë të përmalluar dhe të penduar.

Padrejtësitë,që njerëzve të mirë iu bën ndoshta një ditë nga Zoti do të

ndëshkohen,

gënjeshtrat që u thanë një ditë do të zbulohen..

Dashuria e pastër,që jepet me gjithë zemër,ndoshta një ditë do të kthehet,

Buzëqeshja dhe mirësia një ditë nga Zoti do të shpërblehet.

Dikur Bota ndali tek ajo dhe tek ai,që në zemër kishin ligësi,

do vij një ditë,që Bota do të rrotullohet dhe do kthehet tek unë dhe tek ti,

dhe tek ju që në zemër keni plotë dashuri dhe mirësi.