Lodhjen tende Nene
e hodha ne letër
e ktheva ne këngë
ta kem për gjithë jetën.
Gjumi te ish prishur
tere natën ne këmbë
me mundim na rrite
Nene e mira Nene
Nena jone e shtrenjte
shkove jetën halle
tu këputën sytë
rri e pret ne shkalle
Tani mbete vetëm
me nuk na ke pare
te kemi premtuar
do vijmë këtë behar
Vete për te fjetur
ëndërrta ste lënë
i bje telefonit
te na dëgjosh zënë
Per ne përgjërohesh.
e lodhura Nene
te del lot i ngrohte
sa zemra te dhemb.
Goja me thote Nene
kur kthehem ne brinje
te ulem ne gjunjë
te puth duar e thinje.
