Botë ngjyrash!Blerta Basha


Blerta Basha

Eh si është kjo botë,

Me ngjyra plot e plot,

Kur të shohin mirë,nuk flasin me gojë,

Nëse je e trishtuar me fjalë të llustrojnë.

Nëse buzëqesh u nxihet qielli i shpirtit,

Po të pan me lotë zemra u mbushet plot.

Kjo është botë ngjyrash,

Që nuk ndërron kurrë bojë,

Me penelin e urrejtjes veten pikturojnë,

Pa e kuptuar nga erdhën ,dhe ku do përfundojnë!