Brezi Im-Haziz Hysa


Jetën si fëmijë e gëzonim me broçkulla.

Shumica jemi rritur me shpulla e shqelma.

Përbuzja, rrahja dhe nënshtrimi ishin veçori.

Çdo shtëpi dukej ashtu si fosil didaktori.

Fshatarët e jetonin vehten me mundime.

Ishte pasojë e ca tronditjeve me pikëllime

Çunat e gocat Stagovare ecnin për dore.

Fëtyra e tyre shëndriste me emocione .

Idealin e kishim të fortë fshati të përparojë.

Brezi i ynë dëshironte të bëhej me shkollë.

Të gëzonim të drejtën për siguri dhe aftësi.

Të i zhdukim katrahurat e prapambeturisë.

Me aromën e gjakut derdhur gjatë kohë.

Ne sot lirinë e Pavarësinë e shtetit gëzojmë

Brezit të ri i mbetët detyrë për ardhmërinë.

Amanetin e Rilindasëve një ditë ta kryejmë.

Kaçanik .23. 02.2024 Haziz Hysa

Mund të jetë një imazh i 2 persona