Kujtimi jot-Donike Rrethej


Kujtimi jot nuk shuen kurrë mallin tem,

qi zemra ndjen e e flasin t’mit sy,

her e zeza zapton krejt temin shpirt,

se e zezë m’duket kjo botë pa ty.

Her ,her veshem krejt me t’zeza….

nuk t’ndryshon ngjyra po unë ndjehem kështu,

pasqyroj jasht at qi ndjen zemra,

endem pa ty n’kët botë qi m’fut trishtim e s’due.

Ka çaste , qi tan botën e urrej,

po thue çfaj ka bota , unë kët e di ?!

po kur humbi shpirtin e paqen nuk e gjej,

mbaj lerg e sa ma lerg tan njerëzit gjithsesi.

( Se kjo botë her e pa’kuptimt m’asht pa ty ).

N’kujtimin tand Amore ….