Mirmëngjes, qyteti im!Vaso Papaj


Mirmëngjes, qyteti im!

Jam poeti yt,

Poet i jetës dhe i dashurisë.

Ia pij lotët mërgimit,

Ia dua thërrimet varfërisë.

Të dashuruarit e tu

Janë prej kripe e zjarri

Dhe mërgimtarët

Prej dhimbeje e prej malli.

Shkruaj e shkruaj,

Herë qesh e herë qaj…

Mes tyre jetoj

Dhe s’do t’mund kurrë t’i ndajë.

*Kjo foto e mjeshtrit Gëzim Domi shpreh më së miri atë që kam dashur të them.