
FJALËT E HESHTJES
Humbi mëngjesi në rrugë savane.
Guri i largësisë u grimcëzua.
Dhimja kuçedër zjarrëvjellë,
Tantela kujtimesh shpuar.
Mbi pluhur hiresh stekej heshja.
Njëmijë shekuj kaluar.
Ferr, shpirtrash të fikur universesh të shuar.
Dashuritë, qeshnin mbi dritë.
Flisnin pa folur, të njjtën përfolje.
Heshtja magjishëm përshkruante vetveten.
Nën llambëritjen e udhërrëfyeseve shenjtore.
NDJENJË
Të pij dashuri, si më e ëmbla gotë verë.
Vendosur në dhomën intime të zemrës.
Mbushur trëndailë të kuq aromëmirë.
Ajërit petale shpirti hulumtuar.
Në të padukshmin pushtim mbi lëkurë.
Shekujt varrosën poetët bohemnë.
Tempull i ndjenjave, rrëzuar çatinë.
Dy yje të shndrritshëm akoma puthen,
Hënë e plotë argjëron, kaligrafuar dashuritë.