Brixhilda Dede:Krisje


KRISJE

Venecia, loton nën qerpikë.
Muzgut, zgjuar pa dashuritë.
Gongolat, qepur gojë, veshë.
Pritur, zbaticës të pashpresë.

Tamandoja u zgjua pas një dekadë.
Tornadoja çartallisur,
Thithur, vjellë, peshq të gjallë.

Klithma të panjohura vijnë
kohës së thinjur në pritje.
Nëntoka djeg mëkatarë.
Mbitoka, të pafajshëm udhëtarë.

Tërmete hapin krahë, marrë jetë.
Gërmadhash tarakundet foshnja në djep.
Në të tatëpjetë, llavë zjen e djeg.

Vdekatarë gëdhihen, ngrysen,
ëndrës në zbrazëti.
Kohë e mpirë paralizohet,
Rrugës,..Në vetmi.