Buqetë për të rënët-Petro Sota


Petro Sota

Kush ju harron ju,

që gjakun tuaj e derdhët

çdo bregore dhe në çdo shpat,?

Kush ju harron ju,

që kur ju thirri atdheu,

kërrabën dhe parmëndën,

nëpër ugare e lat,?

Mënjanë i lat studimet,

dhe ëndërrat e bukura të rinisë,

Nuk u trëmbët kurrë,

edhe vdekjen e mposhtët,

para dëshirës së lirisë,

dhe u kthyet në atdhe,

duke rrëmbyer armët në dorë,

kur ai ju bëri thirrje.

Që të sillnin pranverat,

ku të çelnin ëndërrat në liri,

Të kapur dorë për dore,

të fluturonin si shqiponjat,

në qiellin tënd të kaltër,

o e bukura Shqipëri.

Ju nuk menduat për jetën tuaj,

në lulen e rinisë,

Se kishit besimin në shpirt,

ju ndriçonin baladat,

dhe këngët e heronjëve të lirisë,

Dhe këtë besim që kishit

e shpërndat kudo që shkuat,

Si lulëkuqet,

që do të sillte vetë pranvera,

për një vënd të lirë ëndërruat,

për një vënd,

si të gjithë kombet e tjera,

Kush ju harron ju,

që të rinjë të përjetshëm mbetët,?

në çdo rrugë që kaluat,

në çdo përrua,

e në çdo gur,

kur të lodhur,

pak kokën e mbështetët,

Ata,

nuk ju kanë harruar kurrë.

Nuk ju harron tenda e qypit,

dhe gryka në Mezhgoran

Nuk ju harrojnë,

ato beteja të përgjakshme,

ku u derdh dhe la gjurmë,

gjaku i juaj partizan.

Kur të digjte vapa e korrikut,

dhe buza për një pikë ujë të thahej,

Si breshër binin mbi ju,

plumbat e armikut,

por shpirti juaj,

më i fortë në llogore mbahej,

Nuk ju harron kjo tokë,

ku si det po rritej gruri,

Nuk ju harrojnë ato sheshe,

ku ngrihej në festa dhe valëvitej flamuri.

Nuk ju harrojnë rrugët,

ku janë emrat tuaj janë të skalitur,

Nuk ju harrojnë nënat shamizeza,

që me lot në sy,

ju kanë pritur.

Eh, shamizezat nëna

që ju kanë dhënë

pak misërnike e dhallë,

Dhe ju kanë përcjellë me lot në sy,

por në shpirt,

e kanë mbajtur atë mall,

Atë mall që nuk u shterua kurrë,

dhe në çdo përvjetor

Uleshin në gjunjë

dhe e puthnin atë flamur,

Atë flamur që ju e mbanit në gji,

Dhe nëpër beteja valëvitej,

si një simbol për liri,

Në çdo përvjetor pika e lotit,

u rrëshqiste në faqe mengadalë,

Shamizezat nëna,

kur shihnin në mermer fotot tuaja,

sikur ju shihnin të gjallë,

Vajza dhe djem të rinjë,

që në ballin e tyrej dielli u ndriti,

Përpara plumbit,

këngë për atdheun këndonin,

si Margarita dhe Bule Naipi,

Qemali edhe Vojo Kushi,

dhe shumë të tjerë,

për një Shqipëri të lirë ëndërronin,

qe dëshira për liri,

radhët partizane i mbushi.

Ju ishit heronj që dualët në mal,

nuk ishit spurthiak,

si disa të tjerë,

Që mbas koteca të pulave,

fshiheshin

që plumbi mos t’i zerë.

Po, çobanë dhe bujq ju ishit,

që latë tokën dhe bagëtinë,

Se në shpirtin tuaj kishit,

ëndërrën e bukur,

për atdheun,

për Shqipërinë.

Lufta e juaj qe e drejtë,

në gjunjë përulen malet ,

dhe ju nderojnë,

Fushat si Devolli e Myzeqeja,

që gjelbërojnë,

Lumenjtë që rrjedhin të qetë,

me hidrocentralet vëndin ndriçojnë.

Në tokën mëmë,

Në atdheun tuaj,

ju preheni të qetë,

se populli nuk ju harron,

Në shqipërinë që po ecën vetë.

Kjo tokë,

që ju i dhatë gjithçka,

kurrë nuk do t’ju harroj,

Sepse ju ishit trima,

dhe do të mbeteni heronjë,

Ju nuk luftuat për karrike,

por, për një Shqipëri të lirë,

për një Shqipëri demokratike.