Çelësin e zemrës e ke veç ti-Blerta Basha


Zemra ime rreh ngrohtë si dielli,

Veç për ty dhe asnjë tjetër në botë,

E ka emrin zemër dhe ka një emër,

Ndaj çelësin e ke veç ti sot e mot.

Nuk ka as dallgë dhe as furtunë,

Që zemrën t’a lëviz nga vendi vet,

Ajo qëndron trime e besnike saherë,

Dhe dashurisë i jep shumë vlerë.

Lum kush dashuron me zemër,

Se në jetë s’do ketë zhgënjime,

Veç ajo flet me copa dashurie

E jo më qiell të zi pa hënë e pa yje!