Gjerdani-Ildije Xhemali


Ime më,

grua e hijëshme

e plotë hir,

harruar dhimbjen

të zhvatjeve me pahir,

të shitjeve

të sajave stoli

për mbijetesë

e fëmi.

Për t’më qetësuar

s’pati mundësi

t’më ul në duar

zbukurime e stoli

kur isha fëmi.

Fëmiria ime,

pa fëmijëri,

zbukuruar

me të grurit, kalli,

me lulet e fushës,

si djersa e saj

gjerdan

tej e përtej gushes.

(Bërthamën e kësaj poezie e kam të ruajtur që nga rinia e herëshme. )

VEND I REZERVUAR

Herë herë

në ëndërr a zgjuar

shoh

një vend të rezervuar

pranë timeje Më.

Dikur, ulesha rrallë,

tani

shpesh e më shpesh

e gjithë mall,

të gjej pak qetësi

të qaj e të qesh,

në vaj, në mirësi.