Çelu lule,çelu..!
Çelu moj lule,çelu..
Me pistil,gris acarin.
Me puthje fluturash velu.
**
Çeli moj petalet çeli.
Pranvera harroj të zgjohet..!
Kam frikë,se pa lule do ngeli.
Bleta,nguron të dal nga hojet!..
***
Mjaft t’këndoj te koka sorra.
Pranverës i duhen cicërimat.
Kësaj beteje me plumba qorra.
Pa lule,i përcollëm viktimat..!
****
Çeli ato petalet ovale.
Ojnat dhe hiret e bukura.
T’pushitet bleta né petale.
Mua t’më nanurisi flutura..!
*****
Pranvera po sillet ndryshe.
Ka frikë virusin e plumbat.
Përreth nuk ka dallëndushe.
Vid-vid askush s’i ndjell pëllumbat.
******
Dëboje qyqen,sorra e laraskat.
Bilbilin do ta sjell me muzë.
Që njerzit të heqin maskat.
Çelu,që të t’mbajnë në buzë..!
Copyright Ardian Muça..!24/03/21..!
