Çfarë je-Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

Një lule që çelur ke
mes rërës diku në oazë
së largu me aromë më deh
s’gjej dot të të them një frazë.

Gjethet tua tani janë zverdhë
era i bartë fushave me pafajsi
ike ,por pjalmin ke derdhë
në sytë e mi të humbur në pafundësi.

Do të vie sërish një pranverë
Ti do të çelësh atje në largësi
s’di a do të jem afër si atëherë
të të falë pakëz lumturi…!?

Shumë lule çelin e vyshkën
nëpër maje të largëta në malësi
edhe ëndrrat mund të ndryshkën
nëse s’u falë dashuri…

Pyes vetën çfarë lule je
që më magjepse në çastin e parë
me buzëqeshje dhe kaltëri
më bëje shpesh ziliqar.