Kokrrizë rëre jam-Suzana Rama


Suzana Rama

Si një kokrrizë rëre jam sot,

në bark të oqeanit botë,

endem majtas- djathtas,

para- mbrapa në çdo hap,

ashtu si më shtyn dallga,

veshur me leshterikë farmak,

Aq jam, sa një kokrrizë rëre,

në këtë dynja të ndotur, martire,

ku zëmra s’është e qetë aspak,

ndjen, hesht, brënda pikon gjak,

dëshiron të ndryshojë këtë botë,

po s’mundet, s’hyn dot në komplot.

Kokrrizë rëre do të jem nesër,

do të vuaj me ç’syri më shikon,

do të jenë të njëjta ecejaket,

njerzia do të vuaj si gjithmonë,

edhe pse globi rrotullohet,

dita s’ndryshon njësoj errësohet.

Pasnesër do të jem duke u fikur,

e ndoshta vakti vjen për të ikur,

kërrusur, nga pengjet ngarkuar,

e kësai bote mjerane, të trazuar,

dhe pse e kam një ogur,

se dorën nuk e shtriva kurrë.

Ndaj jam sa një kokrrizë rëre,

se kam parë tortura, tmerre,

luftra pa kurrfarë shkaqesh,

ngujime, hakmarrje gjaqesh,

njerzimi vuan gjithmonë,

sepse politika kurvë sundon.