Ç’më kujton kjo foto!??-Natasha Ilia Çuro


Çmë kujton kjo foto,një vajzë fshatare,

E bukur si hëna..kur ndrin në dritare..

Çkujtime më solli,zemra mu drithërua,

Mu dogj kraharori, rinia mu kujtua…

Eh të rinisë vitet ..kur si kam harruar,

Kujtime që s’hiqen,zemrës përmalluar…

Ç’më kujton kjo vajzë,rininë e shkuar,

Kur kornim me drapër,grurin bënim duaj….

Herët në mëngjes,një kambanë kumbonte,

Ndaj të gdhirë të rinjtë nga gjumi i zgjonte.

Rruga e fshatit nga zëri rinor buçiste,

Hëna majë mali zbehur llamburiste..

Zgjoheshim pa gdhirë,menatë pa dalë dielli,

Yjet ndaj të fikur humbnin mbanë qiellit..

Se me vesë mëngjesi,kalliri nuk shkërmoqej

E kur binte dielli ,nëpër vapë nuk korrej…

Fshati e prodhonte,bukë gruri hante qyteti..

Shteti eksportonte.misri fshatarit në grykë i mbeti.

Tani ndodh e kundërta..po fusha kemi plot…

Bukë,e misrit e grunjra,në vend më s’prodhojmë ..

Grurin dhe shumë prodhime,i marrim nga importi,

Shqiptarët,rinia emigrime..humbi dhe eksporti…

Ç’farë lojra jeta luan,shumë për të çuditur,

Shqiptari,grurë të huaj bluan,çmim në tavan rritur…

Vajzë bukuroshe me qeshje në buzë..

Flokët e verdhë mbuluar, me shami nën gushë..

Veç kujtime të ëmbla,solle ti tek unë…

Drithrat u shtofshin,magjen plot me brumë.

Shpresa nuk humb .. besoj mirë e shkrojta..

Në këtë poezi kujtimet,si kokrra gruri mblodha…

Mora kallëza gruri në vargje reshtova..

Vajzën e kujtime,në stivë duajsh..vendosa…

Natasha Ilia Çuro Greqi

E drejta autores rezervuar!!