Copëra ditësh…
Një fluturim ne heshtje..
Ne ere
Dhe ne shi,
Ne ëndrrat përçart,
Ne realitetet ,
Përmbys te kthyera,
Dua zërin tim te kem,
Te vij tek ju,
Si një zgalem ,
Me shi vetëtimash ,
Lagur ,përcëlluar,
Nga drita qytetesh ,
I përcjell, si engjëlli
Gabriel…
Dhe them se dua ,
dhe them se jam,
zeri juai ,
ne dashuri..
ne ajrin e lagur ,
te vjeshtës bionde,
një puthje ju çoj ,
pa nostalgji..
dhe duart e natës..
mbi gjoksin tënd,
rrëshqasin dridhen..
te lagur lakuriq,
dhe ti ke droje..
nuk kish moshe,
as kohe nuk kish,
nuk thamë,
as terci ,vercit
çuditërisht..
te gjitha skemat,
kishin rene
ndaj qemë,
rebel ne dashuri,
me epsh e pasione.
dhe flokët,
mbi supe te ranë
mbi trupin tënd,
te bardhe ndriçuar,
as moshë nuk kishim
por as kohe,
ne humbëtire dashurie..
ne zonën tende,
o nate s, do rri,
ne heshtjen, tende
te përjetshme.
As ditët mire,
Këtu nuk shkojnë,
Ne lajme
dhe marrëzi
kur mitralozat llafazan
Netët përdhunonin,
Me hap ushtari,
tek ty do vij,
për seks
dhe dashuri..
ne epshin tone
,ne buzët e tua,
Qe te mijat kërkonin,
Ne pasqyrat
e virgjëra,
te lolitave,
si anarkist,
ne madhështi
dhe ne asgjë,
kur qenet lehin
dhe diellit,
dhe hënës,
dhe ne kujtojmë
qe te harronim,
kur copëra ditësh,
bluajmë dhe hamë,
një hap para,
dy hapa pas,
ne marrim
dhe japim,
dashuri,
xhelozi,
ikje ,
trokitje,
britma,
puthje,
seks,
ne kohra ,
te mërdhiva,
kur burokratet ,
shumëzohen,
si tartabiqe,
dhe proletaret,
ne ëndrra kartoni,
jetën rrezoni.
një hap para,
dy hapa pas,
ne marrim
dhe japim,
dashuri,
xhelozi,
ikje ,
trokitje,
britma,
puthje,
seks,
ne kohra ,
te merdhira,
