Dashuri e humbur-Nexhat Bexheti


Dashuri e humbur

Një dashuri e humbur,një zemër që kërkon

Në errësirën e natës,ëndrat bien në harresë

Në kujtime të mbyllura,dashurinë e humbur

Si një pike lotë e thellë,që zemrën më shumë e shqetson

Në heshtjen e natës,yjet qajnë për ne

Dashuria e humbur,si një melodi e mbytur në erë

Kujtimet zbulojnë plagën e fshehur në zemër

Në kujtesën time,ti mbetesh si një ëndërr e shkretë

Në peisazhin e mallit,hëna rreze shkëlqen

Gjithçka rreth mëje,mbetet e heshtur e pashprehur

Kujtimet ecin si hije nëpër mendjen time të trishtuar

Dashurinë e humbur,e ruaj me dhimbje në zemër

Në qiellin e errët,yjet rrinë të ndritura

Portreti yt i mbyllur në kujtesën time

Në heshtjen e natës,zemra ime rrënkon për ty

Dashurinë e humbur,e ruaj si një thesar të humbur