Vepër që trajton temën e  kthimit- Nga Isak Ahmeti


Isak Ahmeti

     

I.Kthimi në identitet

KTHIMI ,roman në tri pjesë , trilogji.Në epiqendër të trajtimit artistik , siç e thotë edhe vetë titulli ,autori , me një përkushtim të rrallë  , artistik dhe filozofik, ka trajtuar temën e kthimit në identitet , përballjen me të vërtetën dhe rrugën e kthimit te besimi i të parëve(I,fq.198).Vlen të theksohe që  në fillim të këtij  shkrimi se , përmes  këtij romani , të ndarë në tre vëllime , dhe përnes titullit shumë domëthënës:KTHIMI , autori Dodë Gjergji’ me një mjeshtri të rrallë artistike ,  përmes persiatjeve  filozofike-biblike-teologjike  , ka arritur të na japë  Formulën e kthimit te rrënjët tona të vërteta  si një rrugë  për një të ardhme më të ndrutur që i mposhtë shekujt  e errelsirës të mashtrimit , të dhunës , të zjarrvdekjeve , për të ecur, përpara ,në rrugën e paranisur historike kur ishim të gjithë bashkë përballë Zotit(Parathënie ,I ,fq . 6, Forri Balliu).

Ii.Pak biografi për autorin

—————————————–

Dodë Gjergji është aktualisht ipeshkëv i Dioqezës  Prizren-Prishtinë.

Është i lindur në vitin 1968 nl Stubëll të Epërme (Kosovë).Shkollën fillore e ka kryer në Ferizaj ,gjimnazon klasik”Paulinum” në Suboticë,kurse studimet filozofike-teologjike i ka përfunduar në Zagreb të Kroacusë.Shugurohet meshtar  në vitin 1989 .Ka shërbyer në Zagreb si misionar për shqiptarë ,pastaj në Shqipëri ,së pari si famullitar në Kallmet e pastaj administrator dhe ipeshkëv i Dioqezës  së Sapës (2006).Në vitin 2007 Papa Benedikti XVI e ka emruar administrator apostolik të Prizrenit në Kosovë.Ka qenë anëtar i redaksisë  së revistës fetare-kulturore”DRITA”dhe ka botuar në atë shkrime të ndryshne..Ka qenë përgjegjës për bitimin e librave  liturgjikë në gjuhën shqipe që në vitet e para pas  studimeve dhe më pas si meshtar i ri , kur unë isha në cilësinë e bashkëpunëtirit dhe lektorit gjuhësor pranë redaksisë “Drita”. 

.Ka ligjeruar në Institutin Katekistik në Shkodër.Përveç mesazheve baritore , konferencave dhe intervistave  në gjuhë të ndryshme , ka shkruar dhe botuar udhëzuesin baritor  2015-2020 “Shërbejmë me përvujtëriķ e kumtojmë me hare”,Drita, 2014 , librin udhëpërshkrues “Rrëfim i një shtegtari , një javë në Kalkutë”,Drita ,2018 , dhe rrëfimin biografik”Dritoni  Jeta e Imzot  Lucjan Avgustinit “,Drita ,2021.

Libri ;KTHIMI (I,II III ), roman në tre vëllime , është libri i tij më  i ri

III.KTHIMI-analizë

—————————

Sapo e kam përfunduar leximin e romanit KTHIMI ,në tre vëllime , të autorit Dodë Gjergji(SHB”DRITA”,Prishtinë ,2021)..Ky roman , të cilin ma ka dhuruar, me dedikim të veçantë,Dom Fatmir  Koliqi,autor  monografisë me  vlerë:NARRATIVË E IDENTITETIT  SHPIRTËROR TË SHQPTARËVE(Drita, Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Prishtimë 2021),trajton  dhe afirmon temën e kthimit në identitet , përballjen me të vërtetën historike dhe rrugën e kthimit te besimi i të parëve.Romani në fjalë  përcjell mesazhe të forta historike se shqiptarët në Ballkan ,siç dihet tashmë,janë katolikët e parë origjinalë dhe se kryqi ,siç dihet , ka qenë i pa ndarë nga shqiptarët  , pavarësisht konvertimit të tyre të imponuar gjatë Perandorisë  Osmane.Shikuar nga prizmi i strukturës  dhe semantikës , ky rrëfim romanesk mund të përkufizohet  si një triadë kërkimi:zbulimi(pjesa I),ballafaqimi (pjesa II) dhe përqafimi (pjesa III)-Fatmir Koliqi).

Në këtë roman kemi një galeri personazhesh siç janë;Gjoni , Halla Shaqë , Gjyshi dhe prifti Dom Zefi-karaktere këto  narrative që janë spikatur mjaft bukur dhe artistikisht.

Ç’është e vërteta ,romani në fjalë fillon të shpalos  personazhin e Shpresës , të zënë mes dy kohëve dhe dy mendësive.Veçsntia e këtij romani ,siç e ka vlerësuar Farri Balliu(Parathënie ,

Kthimi I,fq.8);qëndron  në faktin se e shndërron dashurinë  mes Shpresës dhe Gjonit në një përsiatje historike ,të njohjes së të vërtetës e cila është  rikthimi i kujtesës historike të shqiptarëve dhe identitetit të tyre natyral.Për më tepër , Shpresa  nuk përfaqëson vetëm emër personazhi , por kuptimin e saj të parë , si shpresë për shqiptarët  në rikthimin të rrënjët.Në roman kemi përshkrime të bukura, të mahnitshme ,edhe të skenave të dashurisë psh kur Shpresa bie në dashuri me një shikim të patë në një djalë që për të cilin nuk dinte asgjë përveçse një etikete që mbante emrin Abdullah Hasani , që kishte ndryshuar emrin në Gjon,ishte kthyer në katolik për shkak se “nuk duroja të.mbaja një emër që nuk më flinte në shpirt”.

Si pasardhës  i “BURRAVE TË BESËS” me Kishën , autori Dodë Ghergji , jo rastësisht , i ka kushtuar një “kapitull”të  veçantë ,në këtë roman, edhe Kalvarit  të Martirëve të Karadakut-simbolit të qëndresës sonë. .Me një mjeshtri të rrallë artistikev ,autori aty ka përshkruar protagonistët kryesorë të kësaj historie të lavdishme.

IV.KREJT NË FUND

Pa hyrë në një analizë më të thellë të këtij romani me vlera shumështrsore ,me një përmbajtje interesante sa historike aq edhe  aktuale ,me një pasuri simbolike dhe me një gjuhë  mjaft të pasur të.asaj shqipeje  të pastër ,vlen te theksohet se si i tillë.që është, ky toman shënon një moment të ri  në prozën romaneske bashkëkohese shqipe.

Prandaj ia vlen jo vetëm të lexohet por edhe të rilexohet për shumësinë e vlerave që ka.Dhe krejt në fund një porosi dashamirëse jo vetëm për autorin por edhe  për botuesin: në ribotimin eventual të këtij romani ,do ishte mirë t ‘ i bëhët një lekturim gjuhësor më rigoroz!