Dashuri me hile!…Evis Kotte


Evis Kotte

Dashuri me hile!…

Kur dita të trazon mendimet

dhe dora përpiqet t’i ndalë,

duke u përkujdesur për trëndafilat,

në ballkon i mban!

Dashuri me hile,

nuk të dhuruan aspak.

Të falën një kopsht të vogël,

por me vlera të mëdha!

Qetësia e mbyllur në një gonxhe,

lulëzon, shpërthen!

Syve u fal bukurinë,

e petaleve në zgjim!

Dashuria me hile,

hi syve u hedh,

sytë i mbulon,

syve nuk u beson!

E.K