Mallkimi im!Laureta Malaj


Laureta Malaj

Mallkimi im !

Ti je ajo që me mbush zemrën,

e brishtë, e ëmbël e shoh gjithmonë.

Sa herë që vjen dhe sa herë ikën ,

k’të shpirtin tim veç e trazon!

Ç’më duhen ditët e k’saj jete,

po nuk të kisha unë ty pranë .

Nëpër damar ke hyrë me derte

dhe s’më bën dot njeri derman.

Ti ishe, je dhe do të jesh,

puhizë që përshkon gjakun tim.

Edhe sa vite të kalojnë,

do ngelesh gjallë si një mallkim!