Dashuria dhe të vret-Suzana Rama


Në mundesh eja,

katrahurën e krijuar,

t’më ndihmosh të mbledh,

këtë shpirt, keq të coptuar,

që udhëve të jetës zgjedh,

të heshtë dhe vetëm të heshtë,

djegur nga mall ëndrash,

grisur, ndarë në qindra pjesë.

S’ka guxim që të mbledhë,

zëmrën, thërrime në shesh,

si një kristal i thyer,

shpërndarë gjithandej,

kujtimet, petale lulesh,

dikur në rozë ngjyer,

mëndjen,zbritur rrëpirash,

bishën dashuri për të shqyer.

Eja, e ndoshta shpirtit,

të hakërruar nga vetmia,

këtij kurmi, dikur flakëruar,

bosh, në kotësi pushtuar,

duarve, dikur përkëdhelur,

tashmë të mpira mbetur,

nis dhe ju vjen ndjeshmëria,

më në fund i buzëqesh, liria…..