Rastësisht u gjenda në parajsë-Urim Mezini


Udhëtova sonte,ku nuk shkova

Po më shijonte vërtet kaq shumë

Sa pash universin, u mrekullova

U habita që njerëzit,ishin hala n’gjumë

E fika mjetin tim, thash të bëj një vizit

Fillova në këmbë të eci ngadal

Me ra në sy një pastërti ,që të mahnit

Këtë vend e kisha hasur,vec në përrall

Më mori uria,pash për ndonjë restorant

U lodha duke ec,por askund nuk hasa

Ecja krejt i shpërqëndruar,si arrogant

Do të pres dhe pak thash,sa t’bjeri nata

Shikoja përreth e më vinte cudi

Si kisha mundur të vija deri këtu ?

Një yll mu afrua,më ftoj në shtëpi

Sonte ke radhën më tha,për të ndricu

I tregova historinë ,ashtu sic ishte

S’i bëri përshtypje,fare s’u habit

Mos harro radhën,shpesh më përsëriste

Cfarë sheh këtu,kan ardhë me bër dritë

Mu duk se më zun sytë,një meteor

Më tutje një baçe me lule pambarim

Pastaj mu afrua e më vendosi një sensor

Kujdes mos e humb tha e ke për ndricim

U ktheva në yll, që bukur ndricoja

Tani me parajsën ,po më ngjasonte

Të rri a të kthehem,me vete mendoja

Mendja s’arrinte ta ndante,s’po e kuptonte.

Urim Mezini Torino Itali