Dashuria nuk vdes kurrë-Nexhat Nallbati


Tek ditët dhe netët që kaloj unë,

Rëndesën e tyre e ndjej më shumë,

Si dikur nuk më ngroh më dielli,

duket se të ftohtë më sjell dhe zjarri.

Ndriçimi i hënës më duket i zbehtë,

Me dritën e saj nuk luaj më dot,

Gjithçka më duket e pamëshirshme dhe e ftohtë,

Kjo jetë e mbushur me probleme dhe halle plot.

Trupi im tani ka mjaft dhimbje dhe ankesa,

Me to luftoj çdo ditë për t’i zbuar nga vetja,

Ato “zbuten” por nuk largohen nga unë,

Dashuria më mban gjallë,ajo nuk vdes kurrë.