Dedikim shekullorit artistit të madh Kadri Roshi…Nga Piro Millona Minella


… “Kadri Roshi në jetët e të tjerëve…”

….Shpejtova hapat tek “Turbina”, salla e vogël e mbushur plot, edhe në holl shumë njerëz të artit, një zile Emrije Krosit, zëri i saj:

“E ruajta deri tani vëndin, por erdhi dikush dhe u detyrova dhe nuk munda ta mbaj më”

Nuk e zgjata hypa shkallët dhe u ula në shkallaren e shtatë.

Në krahun tim të majtë një zotëri. Kthej kokën dhe shikoj shumë fytyra të njohura të artistëve. Në rradhët e para më buzëqeshi çifti Reçi. Edhe Dhimitër Gjoka, pak më tutje Luftar Paja, Edhe Gazi i biri, Ja ku u duk edhe portreti i Rajmonda Bulku.

Pas pak filloi dokumentari dedikuar Shekullorit Kadri Roshi..i cili nuk ishte vetem historia e Kadri Roshit por nje udhetim i Kinematografise. Filmi u montua nga montazhieri i talentuar Gjergji Pano…

Fragmente nga perlat e tij të interpretuara.

Para syve të mi parakalonin momente e mjeshtrit Kadri, rrëfimi i jetës së tij:

Nuk harroj një fjali të djalit të tij Kliti Roshit:

“Kadri Roshit nuk i thyheshin këmbët kollaj”

Në mos gaboj numri i fundit i roleve të interpretuara ishte 116.

Edhe Presidenti Rexhep Merdani në akordimin e titullit të lartë “Nderi i Kombit”

Rrëfimi : Nga fisi im kanë dalë 18 arësimtarë, gjyshi im aktor…

Disa episode gjatë kohës të luftës arrestimi në datën 04 shkurt 1944, dolëm në gjyq dhe na liruan..

Takime me njerëz të njohur takimi në Hotel “Kontinetal” me mësuesin nga Berati Gjergj Komino , adresimi tek Drejtoria e Artit të bukur drejtor i madhi Zihni Sako, aplikimi për të drejtë studimi nga në kinema “Sovoja” nga 20 veta mungonte vetëm emri im.

I pari drejtor më pranoi si sufler, kushdo që kishte mungesa unë e dubloja në mënyrën më të përsosur.

E drejta e studimit një vit në Zagreb, me prishjen e marëdhënjeve me Jugosllavinë përsëri rikthim.

Rrëfimi i Altin Bashës:

“Duaji njerëzit e tu e mes tyre më duaj edhe mua”

Thënje e një njeriu me vlera.

Edhe rolet me tematikë të larmishme. Një epidos:

“Shko na sill gjellën më të mirë”

Kthehet Kadriu me “Gjuhën” si gjellën më të mirë dhe e shoqëroi me argumentin përkatës.

Përsëri ju dha “detyra” “Sill gjellën me te keqe”,

Pas kthehet dhe përsëri në pjatë “Gjuha” dhe argumenti ishte bindës pse ishte gjella më e keqe.

” Në një sekuencë filmi thënja që edhe sot vjen e freskët në veshët tanë:

“Ta fala satëme”

Në një rol dikush shprehet: “Ju jeni profesor”

Aktori ja kthen :”Profesorin e lamë atje ne auditor, unë jam artist jo profesor”.

Rrëfimi i Kujtim Çashkut” Me Kadri Roshin kam filmin e parë të tij “Pas vdekjes” dhe filmi i fundit “Kolonel bunkeri”

Në ekran u shfaq Gaz Paja me interpretimin duke imituar të madhin Kadri Roshi dhe batutën: -Këndoje mbaje mirë ison” në veshët tanë kumboi zëri i Kadri Roshit intepretuar aq ëmbël nga Gaz Paja.

Luftar Paja një episod: “Kujdes nga kamera është tinzare në film mos sill ato gazet e estradës”

Zëri i Kadri Roshit: “Nuk ka rol të madh apo rol të vogël, ka artist të madh ose artist të vogël”…

Roli i kujdestarit dhe në veshët e mi në kor zëri i fëmijëve:

“Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotrisë sate”.

Dhe ja Kadri Roshi përballë Sali Protopapës:

” Zamet e ke o Sali Protopapa, më puth njëherë nga prapa ta marr me vete si kujtim në varr”.

Dhe setenca aq e dëgjuar:

“A e dini qëngji i urtë pi dy nëna, por nuk dini më të renë, Rrufjani pi tërë kopenë”.

U ndriçua skena jo vetëm nga dritat por nda reflektimi i bukurisë së Silvana Braçes, ashtu si “mjelmë” e bardhë.

Me zërin e ëmbël prezantoi librin ” Kadri Roshi në jetët e të tjerëve:

Fjalën e mori Bashkim Hoxha në rolin e redaktorit dhe parathenjes:

“Në kujtimet që më afroi Kliti në fillim mendova se ata flisnin në fillim për Kadri Roshin pastaj më shumë për vete.

Mu kujtua shprehja “Do më për Belulin” por ngadalë ngadalë zbulova diçka tepër interesante, sa kishte ndikuar Kadri Roshi në jetët e tyre në takimet apo pikëpyetjet e jetëve… Janë të rrallë ata njerëz që lënë aq gjurmë të paharruara në jetet e të tjerëve dhe kaq domethënëse dhe Kadriu ishte njëri prej tyre.”

Bekim Kelmendi më tërhoqi me frazën e tij:” Atdheu heq kapelen para tij”

U ngjit në skenë edhe Rajmonda Bulku, si ish studente dhe kolege, e mallëngjyer dhe emocionet shpreheshin qartë në këtë ikonë të kinematografisë dhe Teatrit Shqiptar.

Interesant ishte rrëfimi i dikujt në autobuz; “Një çun i ri u bë kurioz për librin që kisha une. Kur e pa fotografinë e Kadri Roshit klithi nga habia:

“Ua i madhi Kadri Ropshi” Mu lut ;”Xhaxhi ma shit mua librin. Nuk pranova por djaloshi këmbënguli edhe me dyfish çmimin.

Më tregoi arësyen. Nga e njeh i thashë:

-Ua po unë jam nga Divjaka atje ku vinte i madhi Kadri për të peshkuar, po të vish nuk ulesh dot nëe vëndin e tij, askush tjetër vetëm po të jetë Kadri Roshi dora vete.

I premtova djaloshit do ti sjell kopjen e librit atje në Divjakën e tij.

Z.Namik Dokle tregoi një histori: Kur Bonoparti rrethoi Moskën dërgoi në Paris agjentet e tij për te parë gjëndjen. Erdhën agjentët dhe raportuan hollësisht për sasitë e llojeve të ndryshme të ushqimeve dhe rezervat luftarake.

Por kur bëri pyetjen Bonoparti: Po në Teatrin e Parisit sa spektator ka?

Ngelën u kthyen në Paris dhe kur erdhën raportuan:

Vetëm 8 spektatorë”

Napoloni tha duhet te kthehemi se populli na ka braktisur.

U ngjit në skenë edhe Keti Luarasi N/Kryetarja e Bashkisë Tiranë ku përmëndi kontributin për realizimin e veprës së Kadri Roshit.

Unë ngjitur i them me zë të ulët zotërisë:

“Kam organizuar Miss-Elbasanin ” e parë në vitin 1993, nuk kishin asnjë fond vetëm me sponsor, të ftuar kishim këngëtaret Irma Libohova dhe Aleksandër Gjoka, madje i kemi shpërblyer vetëm me 50 mije lekë të vjetra. Kurse sot fondet e Bashkive kanë miliarda lekë.

Shumë i qeshur me kostum erdhi Gaz Paja dhe mori lejë të përshëndeste me disa vargje te krijuara, në kujtesë më mbetën këto vargje ” O Mbret pa Mbretëri”… ” Në aktrim nuk ta gjetën vëllanë”..

Emocionues ishte përshëndetja e Nipit të Kadri Roshit, Maksi Roshi i ardhur nga Greqia..

Edhe disa të tjerë përshëndetën dhe nuk mund të mungonin edhe artistët nga Kosova Ilir Shaqiri dhe pastj edhe me dy çuna të rinj një këngë të fuqishme patriotike.

U mbyll me këngë popullore kushtuar dashurisë.

Zbrita shkallët dhe dola në oborr. Përballë meje artistja Rajmonda Bulku.

-Përshëndetje Monda Të dy kemi qënë gjitonë në Lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, une pallati nr.23, Ju banonit pallati nr. 20, ishe fëmijë tepër e bukur me flokët e zinj të gjatë dhe ato sytë e tu tepër të veçantë. Mbaj mënd Venerën, kurse Nexhatin bashkëshortin e saj kemi qënë të dy në KESH, inxhinjer, kurse unë Audit edhe mamin aq të bukur dhe babin oficer. Keni patur në të njëjtin pallat Luani Bufin. Hyrja e tij shikonte nga pallati yne. Banonin ne katin e dyte. Nuk harroj familjen e Luanit. Mamaja Lumja nje grua zonje qe rriti femije te mrekullueshem.

Luani, djali me i madhi, me ato kacurrelat e bukura, Luiza, nje vajze bukuroshe besoj dy vjet me e madhe se une, martuar me nje cun bukurosh oficer dhe Meri, motra e vogel, nje “capkene” e pandreqshme. I therrisnim “Meri, Meri, top sheqeri” dhe ashtu ishte e bukur si top sheqeri.

-Unë sapo takova Ylli Asllann e kam patur shok klase kur banoja në Gjirokastër-foli Rajmonda.

-Edhe unë e kam mik Ylli Asllanin është xhevair djalë.

Do të të dhuroj librin për Gjirokastrën dhe për shkollën “Koto Hoxhi”. Shkëmbyem telefonat dhe një foto. Duke kërkuar me sy prek në sup një çun të ri dhe i zgjat celularin.

Sapo na bëri foto me të qeshur i them:

-Më mban mënd mua?? Ti je çuni i Ilir Fortuzit, që e kam patur shok në Doganë, i kam dedikuar një skicë të bukur. Ne i kemi numrat e celularëve”.

Qeshi u befasua dhe u përqafuam.

U përshëndetëm me Helidon Janinë duke i thënë për Zysh Zhaneta Nova, se edhe ai e kishte pasur mësuese letërsie në Shkollën Industriale Vlorë.

U futa se kishte koktel. Pak fare mora dhe po mundohesha të gjeja tavolinë të lirë. Më buzëqeshi Enver Reçi dhe u takuam të tre edhe me gruan a tij trokitëm gotat dhe biseduam pak. I tregova planet për Kujtimet e mia për Elbasanin.

Pak më tej ishte tavolina me mikeshat e mia Poete. I mora leje çiftit Reçi dhe u afrova tavolinës. Në krahun tim Nezi Plaku e përqafova, përballë Drita Shuli trokitëm gotat dhe gurgulloi e qeshura e saj. Nuk kishte si të mungonte edhe Asja Mulgeci. Edhe Moza Shehi dibranja sapo kishte ardhur nga Italia ku ishte kënaqur në shtëpinë e vëllait, takova edhe Emrijen.

Një përqafim të fortë me mikun tim Mikel Zavalanin, shokun e bangës të Klodit cupës së madhe në gjimnazin “Qemal Stafa”. Kishim kohë pa u takuar. Çun flori, i sinqertë. I thashë ti bëjë të fala babit Gjergjit doktorit. Edhe Kozetës se kemi kohë pa u takuar.

Kur shikoj Sazan Gurin u marr lejë dhe përballë i them: -Mirëmbrëma, jam miku i Xhorxh Shatçiut nga Berati.

Qeshi dhe tha: Më ka folur Xhorxhi.

Shkëmbyem numrat e celularëve me shpresë diku të takohemi.

Edhe Afërdita Velën e takova poeten me të cilën kam pirë kafe tek “Europa” dhe e kam bërë prezent në Rubrikën letrare.

Përballë i madhi Luftar Paja. Njihemi u përqafuam dhe i kujtova atë vit në Pogradec kur po xhironte një film edhe e madhja Znj. Margarita Xhepa. I tregova episodet e takimit dhe rakinë që më dha Luftari se po nxitonte për në grupin e xhirimit se Gazi e “hëngri me gërnjë”

U përshendeta edhe me Poetin Xhevair Spahiun dhe me shumë aktorë të skenës dhe të filmit shiqpar.

Bleva edhe librin “Kadri Roshi Në jetët e të tjerëve” dhe në autobuzin e Tiranënës së Re me Emrije Krosin.

…Zbrita në stacionin e Urës së Lanës afër “Dumresë”…

Nxitova për në shtëpi. Mbresa te panumërta nga takimi për “Shekullorin Kadri Roshi”…

Piro Millona Minella