Në emër të modernizmit-Rrahim Billa


Në emër të modernizmit ,

po çmenden këngëtarët!

Duke krijuar këngë hibride

me britma e ulërima ,

shoqëruar me muzikë

që ngjan me gërvishtje metalike!

Por të mos harrojmë

se folku është i lashtë

e i shtrirë në kohë e hapsirë

në përmasë biblike.

Në emër të modernizmit ,

poetët kanë marrë arratinë…

Në udhëtime shumë të largëta ,

në galaktika të tjera…

Duke krijuar poezi

që vetëm vetëm autori i kupton!

Pastaj ankohen poetët!

Më kot ankohen…

Poezia e galaktikave të tjera ,

në galaktikën tonë

nuk shkon.

Kthehuni ju poetë ,

tek toka që ju lindi.

E aty do të gjeni poezitë

më madhështore të kësaj bote.

E sado të keni shkruar poezi ,

kurrë nuk keni për t’i thënë të gjitha vuajtjet ,

gëzimet e njerëzve e mrekullitë e kësaj toke.

Kthehuni ju poetë

tek kjo tokë.

Në Brazdat e arës ,

ku mbillet misër a grurë…

pranë luleve të kumbullës

a të mollës.

Mes blerimit ,

pranë burimeve të ujit si kristali.

Mes njerëzve të thjeshtë

që djersijnë në punë

a fëmijëve të shkollës.

Në emër të modernizmit ,

me njëri – tjetrin përshëndetemi

në gjuhë të huaj!

Emërtimet e dyqaneve ,

lokaleve e marketeve gjithashtu!

E kjo më bën të vuaj.

As veshjet

as shijet estetike ,

nuk janë më ato shqiptare!

Ç’po bëjmë kështu…

a nuk më thoni?

Ku mbeti vallë…

përkatësia jonë kombëtare?

A nuk mendoni

se identitetin tonë po shkatërrojmë ,

kur në emër të modernizmit

çdo gjë të huaj imitojmë?

Le të kthehemi në tavanin

tonë kombëtar…

e do të shihni ,

se në çdo fushë të jetës

ka një thesar.

Thesare të paçmuar

që ndoshta bota ,

do t’na i ketë zili.

E duke i pasuruar më tej

këto thesare…

do të lartësojmë më shumë

emrin më të shtrenjtë

për të gjithë ne

emrin Shqipëri.

Jetë moderniste!…

Gjithësesi e komplikuar!

Por përse duhet të ankohemi?!

Jetën e komplikuam vetë

e tani ndjehemi të vetmuar!

Ndjehemi njerëz pa ndjenja…

me zemër prej guri!

Po kthehemi në robotë

se modernizmin nuk e ndërtuam

mbi tabanin tonë kombëtar

mbi themele prej graniti

që nuk mungojnë në këtë tokë!

Ku ka gjuhë më moderne e më të shtrenjtë se gjuha e nënës?!…

Të cilën po e shkatërrojmë!

Ku ka veshje më të larmishme

e më mahnitëse se veshjet shqiptare?!…

Të cilat po i bastardojmë!

Ku ka shenjtëri më të madhe

se shenjtëria e familjes shqiptare?!

Shenjtëri që po e cënojmë!

A nuk më thoni vëllezër…

ku po shkojmë?!…

Maj 2008

Shk. nga lib. “Vargje për jetën”

11