Dëlirët e netëve-Donike Rrethej


Heshtje t’shkyeme t’natës ,

nën petkun e harresës ,

do grimca kujtimesh vdesin…

nën kambt e mija pa lan asnji gjurmë.

Tabllo manikinësh t’varun n’muret e nji kohe,

t’ikun…

q’i me dhambt e zverdhun përqeshen.

Gishta t’brishtë prekun harqet e ndjenjës ,

tesh t’arnueme me arnat e grimcave t’mbetun,

prej shpirtnave t’vdekun.

Ulërijn heshtjet ….

nën parvazin e kohnave tesh pritjet ,

presin do tinguj jetët t’copëtueme.

E lazdrueme andrra…

i përdalë dishirimi…

endacake zemra…

e shpirti strehë e lotëve t’butë ,t’pafajshëm,

endet n’kufijt e nji toke t’largt.

Po endem n’Meken tande ,

sy i përlotun .

O andrra e natës m’bramshme ,

me sytë e ajun ,

buzën e thame ,

zemrën tesh t’sakatueme ,

e t’vraeme.

Vallzo pa dalë dielli i nadjes ,

me hijet e natës…

tuj pritë nën çatinë e lagsht ,

nji rreze diellit e erën q’i fryn ,

ni’g’jo hapat q’i shkelin barin e njomun …

tan brymë.

I shkruejta heshtjet ,

n’krahanuerin tand si tatuazh tesh rrinë ,

ishim gjithçka e si t’huej tesh u gdhimë.

M’lën atje ku jam….

rri atje ku je ….

Tesh jena thjesht udhëtar t’panjohun e t’pa ‘fe.

Jena e din ?!

Si dy polet e këtij planeti tesh t’smuet e sakat ,

i lodhun , pa’identitet , i pa’fat.

Dy pole q’i sillen përbri ,

po q’i nuk bashkohen kurrsesi.

M’lën n’heshtjet e mija ,

vdiq n’zhurmën tande ,

si emën i trajtuem tesh n’shumë forma ,

epokash t’rreme.

Hesht….

heshta….

Deshta për kët heshta ,

se nata mi serviti n’pjatë Deliret.