DERI NË AT ÇAST !
Kam me t’dasht deri n’frymëmarrjen e fundit,
deri kur perdet e kohës t’mbyllin skenën,
e kur ora t’shënoj mesnatë.
Kam me ken si shiu , qi ka me t’veshë,
n’ikjen teme kan me t’mbetë veç heshtjet,
e n’nadjet e freskta dielli ska me t’nxehë,
rrugët kan me tu ba kaq t’g’jata,
mos thuj emnin tem ,m’len thjesht me u prehë,
thjesht ndjej rrahjet e zemrës tande kur t’bjen nata.
M’gjej aty …!
se aty ka nji vend për ne,
ata rrahje m’përkasin edhe mue ,aty kam me u prehë.
Ke me e ndie edhe erën, erën pra qi ka me t’vishkullue,
rreth e rreth tejet amël tuj t’këndue,
kah me tu duk gjithçka e pa’kuptimtë e kot,
po prek gushën tande kam me tu bae lot,
e n’buzë prekjet e nxehta kam me ti njitë,
( po deri at’herë ka kohë ,prit edhe pak prit ).
Se sot jam krijesë nesër ndoshta shpirt !
