Bukë valë dëshirash
Kaplojnë shtatin
Avuj dhe aroma
Netësh,
Mpakjesh,
Rritjesh,
Harbojnë me ëndrrën
Këmbëkryq
I ulem fatit
Sa për t’u përshëndetur
Mandej,
Eh mandej
Udha asht e gjatë
Unë duhet të di
Cilin shteg të zgjedh.