Dikur ,më thoshte nëna …!Eduart Veli


DIKUR ,MË THOSHTE NËNA …!

(Poezi e shkruar me 07.02.1992)

Dikur,më thoshte nëna ime,në mbrëmje ,

Fushat një ditë biri im ,do të bëhen male ,

Nënën time plakë,dëgjoja përherë me ëndje,

Të mirën,të urtën nënë,me njëmijë halle !

Do të vijë shpejt një ditë bir ,do të ulen malet,

Dhe fushat do të ngrihen,do të bëjnë përpjetë,

Ujqër të uritur bir, s’do të ketë më në prralle,

Mbi “malet “bir, një ditë do të bien rrufetë !

Do të vijë shpejt ajo ditë,nëna ime më thoshte ,

Në të gjitha malet nuk ‘do të ketë më egërsira ,

Fjala e nënës,mua djalit zemrën ma ngrohte

, Në fushat, biri im ,do të rriten veç trëndafila!

Kishe vërtetë të drejtë, ti moj nënokja ime ,

Se vërtetë ,fushat u çuan e bënë lart një ditë,

“Malet “u shëmbën ,u bënë copë e thërrime ,

Ujqërit një ditë o nënë ,na ikën nga sytë !

Gëzonte e thërriste fusha,si në ekstazë ,

“Tani jam unë vetë,mali më i lartë,më i rëndë”!