GJUHA E NËNËS
—————-
Sikur t’i flisja tërë gjuhët e Botës
dhe ty Nënë,të të thosha të dua
vetëm në gjuhën,tënde moj -Nënë-
më tingëllon më bukur,kjo mua.
Kur isha i vogël unë,ende fëmi
netëve pa gjumë,me Hënë,pa Hënë
vetëm në këtë gjuhë,ti më ke folur
vetëm në këtë gjuhë,më ke folur moj -Nënë-.
Nuk i duroj dot,kur disa shesin mënd
gjuhë tjetër flasin,tek vëndlindja e tyre
si e harruan kaq shpejt,këtë gjuhë,këtë vend
nuk harrohet gjuha e Nënës,në asnjëlloj mënyre.?
Dhe tani ti Nënë,qe sot nuk je më
ke shumë kohë,që ke ndërruar -jetë-
prap me gjuhën tënde,une do të të flas
U PREHSH NE PAQE,TË QOFTË DHEU I LEHTË.
